HomeBotaTragjedi në Afganistan! Autobusi përplaset me kamionin, mbi 70 viktima

Tragjedi në Afganistan! Autobusi përplaset me kamionin, mbi 70 viktima

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Të paktën 71 persona kanë humbur jetën sot në një aksident të rëndë rrugor në provincën Herat, në perëndim të Afganistanit.

Ngjarja tragjike ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, kur një autobus që transportonte migrantë të dëbuar është përplasur me një kamion dhe një motoçikletë, duke shkaktuar një zjarr të madh që përfshiu automjetin.

Sipas zëdhënësit të qeverisë provinciale, Ahmadullah Mutaki, përplasja ka ndodhur në një nga segmentet më të frekuentuara të rrugës që lidh Heratin me Kabulin.

Autobusi, i mbushur me migrantë të rikthyer në vend, ka devijuar nga rruga kryesore për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mungesës së kontrollit nga ana e shoferit. Ai është përplasur fillimisht me një motoçikletë dhe më pas me një kamion, duke shkaktuar një shpërthim dhe më pas zjarr të fuqishëm.

Autoritetet konfirmojnë se 71 persona kanë humbur jetën në vend, përfshirë 17 fëmijë. Disa të tjerë janë plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në spitalet e zonës. Shumica e viktimave ishin persona që po ktheheshin në Kabul pas dëbimit nga vendet fqinje.

Policia lokale ka dalë me një deklaratë zyrtare, duke thënë se “shpejtësia tej normave të lejuara dhe pakujdesia e drejtuesit të autobusit ishin shkaqet kryesore të aksidentit”. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vijim.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë skena të rënda – autobusi i djegur thuajse plotësisht, trupat e pajetë të viktimave dhe përpjekjet e zjarrfikësve për të shuar flakët dhe për të shpëtuar ata që mund të kenë mbijetuar.

Ky është një nga aksidentet më të rënda rrugore që ka ndodhur në Afganistan në vitet e fundit. Infrastrukturat rrugore të amortizuara, mungesa e kontrollit të mjeteve të transportit dhe shkeljet e rregullave të qarkullimit janë faktorë që vazhdojnë të kontribuojnë në numrin e lartë të aksidenteve në këtë vend.

Autoritetet lokale kanë shpallur ditë zie në Herat dhe kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për përballimin e pasojave të kësaj fatkeqësie.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular