HomePolitikeRama kapet sërish me gjykatësin Balliu: Nuk iu deshën as 10 minuta...

Rama kapet sërish me gjykatësin Balliu: Nuk iu deshën as 10 minuta të dilte kundër shtetit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me gjykatësin Hazbi Balliu, të cilin e ka shënjestruar së fundmi duke e akuzuar se i ka dhënë paditësve një pallat të ndërtuar pa leje ndërkohë që ishte konfiskuar e i ishte dhënë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Sot më 20 gusht, kreu i qeverisë thotë se gjykatësit nuk iu deshën “as 10 minuta që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje”.

Për këtë arsye ka publikuar një foto ku tregohet fillimi dhe mbarimi i seancës gjyqësore në fjalë, e cila sipas të dhënave ka përfunduar brenda 9 minutash.

“Materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por natyrisht që gjykatësi as nuk i ka lexuar sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurtë nga tërmeti nuk ka pasur asnjë viktimë dhe kësisoj puna sipas tij mund të vazhdonte nën tavanët që binin, ndërsa pallatin pa leje shohim e bëjmë…”, shkroi kryeministri Edi Rama në Facebook.

Kujtojmë se një ditë më parë Kryeministri Edi Rama e cilësoi si skandaloz argumentimin e gjyqtarit Hazbi Balliu që mori në mbrojtje firmën që ndërtoi pallatin pa leje në Tiranë, duke mos pranuar që godina e sekuestruar të mos përdorej nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Për Ramën, një vendim i tillë duhet të zgjojë nga gjumi organet e drejtësisë, pasi rrezikon të dëmtojë edhe fatet e Reformës së Drejtësisë.

/tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular