HomePolitike“PD s’ka nevojë për hapje, është e shqyer që nga 1997”, Spaho...

“PD s’ka nevojë për hapje, është e shqyer që nga 1997”, Spaho i përgjigjet Alimehmetit: Nuk ka organizim me mjeshtrin e çorganizimit në krye

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ish-deputeti demokrat, Edmond Spaho i është përgjigjur publikisht Ilir Alihmehmetit për tezën e këtij të fundit për riformatimin e partisë pas humbjes së 11 Majit

Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, ai shkruan se PD ka nevojë vetëm të organizohet, por kjo nuk mund të bëhet nëse në krye të saj është mjeshtri i çorganizimit.

Spaho nuk e ka përmendur me emër se kë po etiketon.

“Nuk kuptoj këtë hapjen. PD ka që në vitin 1997 që është shqyer duke u hapur. Kaq shumë jemi hapur prej vitesh sa na dhembin këmbët”, thotë Spaho.

Reagimi i plotë:

I dashur Ilir!

Nuk e kuptoj këtë termin riformatim? Çfarë do të thotë? Duket si tjetersim, apo modernizim përtej asaj që mund të bëjmë.

Njerëzve të thjeshtë ju krijohet përshtypja sikur kushedi se çfarë do të ndodhë. Do shpikim rrotën.

Sipas meje, PD ka nevojë thjesht të organizohet, sepse prej rreth 10 vitesh veçse është ç’organizuar.

Sot në degë nuk kemi struktura, nuk kemi drejtues dhe kemi pak anëtarë. Ngopemi me lugë bosh.

Për të ardhur keq por, nëse në vitin 1992 çdo kryetar seksioni ishte me shkollë të lartë, sot një pjesë nuk i kemi as me arsim 8-vjeçar. Me këta përpiqemi të bindim qytetarët që jemi alternativë dhe duhet të na votojnë ne.

Gjithçka në degë është vullnetare dhe pa financim, sikurse nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë në historinë e kësaj partie, madje as në vitet më të vështira të saj.

Nuk mund të ketë organizim kur në krye të punëve vendos mjeshtrin e ç’organizimit. Ky quhet ç’organizim i organizuar.

Së dyti nuk kuptoj këtë hapjen. PD ka që në vitin 1997 që është shqyer duke u hapur. Kaq shumë jemi hapur prej vitesh sa na dhembin këmbët. PD nuk ka nevojë as për hapje e as për mbyllje, refren të cilin e dëgjojmë çdo katër vjet kur humbim zgjedhjet.

Ilir, PD ka nevojë vetëm për një gjë, për garë të ndershme zgjedhore brenda saj, të pa manipuluar dhe të pa paracaktuar.

Kur të arrihet kjo, njerëzit do të afrohen në PD dhe ajo do bëhet e aftë të konkurrojë PS e të fitojë ndaj Edi Ramës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular