Ashtu si mjekësia edhe arkitektura një degë shumë e preferuar nga maturantët të cilët përveç rezultateve të larta të maturës shtetërore u duhet të kalojnë një tjetër filtër, të testohen.
Këto janë momentet e fundit ku 400 maturantë presin te testohen. Dhe janë 175 kuota të lira nga të cilat 95 ka dega e arkitekturës, 50 ka urbanistika dhe 30 ka dega dizajn.
“E kam zgjedhje të parë, preferenca e dytë e është menaxhim biznesi”, shprehet një maturante.
“Vetëm arkitekturën, po nuk e fitova tani do të regjistrohem prapë vitin tjetër”, thotë një tjetër maturant.
Ndryshe nga mjekësia testimi për arkitekturën nuk zhvillohet online dhe maturantët nuk e marrin përgjigjen në kohë reale. Fakt është që këtë vit ka pasur 3300 maturantë që kanë aplikuar për këtë degë.
“Kemi 50 studentë më shumë që kanë aplikuar. Nga testi 60 % duhet të marrë nga ky test dhe vetëm 40 nga matura pasi duam të përzgjedhin një maturant të mirëformuar dhe me talent dhe jo një që ka dalë shumë mirë në maturë shtetërore”, shprehet Armand Vokshi, dekan i fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.
Testimi i arkitekturës ka koiçiduar në te njëjtën datë me testimin e informatizuar që po zhvillohet per degën mjekësi e përgjithshme çka ka privuar disa nga maturantët të cilët i kanë përzgjedhur të dy këto degë në preferencat e tyre.