HomePolitike“Duhet evidentim dhe restaurim profesional”- Ina Zhupa: Ministria e Kulturës të nisë...

“Duhet evidentim dhe restaurim profesional”- Ina Zhupa: Ministria e Kulturës të nisë punën për objektet e kultit të dëmtuara nga zjarret

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryetarja e Komisionit përgjegjës për Kulturën Ina Zhupa ka kërkuar nga ministri përgjegjës për kulturën Blendi Gonxhe që menjëherë të ngrihet një grup ekspertësh për të vlerësuar demët që shkaktuan zjarret, për mirëmbajtjen aktuale dhe përgatitjen për restaurimin profesional sa më shpejt.

Zhupa numëron se janë djegur 4 objekte kulti 1- Kisha e Senicës në Delvinë 2- Kisha e Leftehorit në Delvinë 3-Teqeja e Shemberdhenjes në Gramsh 4- Kisha në Lekel në Tepelenë. Ajo shton se “Evidentimi i këtyre dëmeve nuk mund të jetë punë rutinore e bashkive por është detyrë e MEKI, ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit”

“Do jetë nga cështjet prioritare të kulturës për të cilat do kërkoj dëgjesa si kryetare e komisionit parlamentar përgjegjës për kulturën -shprehet Zhupa. E cila e cilëson këtë si kujdesje e domosdoshme për besimtarët, për identitetin kulturor shqiptar, për trashëgiminë, për turizmin kulturor dhe për zonat e prekura të cilat duhet rikthehen sic kanë qënë.

Qëndrimi i plotë i Ina Zhupës

Objektet e kultit, pjesë e trashëgimisë kulturore që u dogjën nga zjarret nuk mund të lihen në harresë dhe të dëmtuara.

Gjatë zjarreve të cilat sollën dëme të jashtëzakonshme u dogjën dhe 4 objekte kulti dhe pjesë e trashëgimisë kulturore historike shqiptare. Konkretisht;
1- Kisha e Senicës në Delvinë
2- Kisha e Leftehorit në Delvinë
3-Teqeja e Shemberdhenjes në Gramsh
4- Kisha në Lekel në Tepelenë

Evidentimi i këtyre dëmeve nuk mund të jetë punë rutinore e bashkive por është detyrë e MEKI, ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ministri Blendi Gonxhe, përgjegjës dhe për kulturën, duhet pa vonesa të marr përgjegjësitë që i takojnë ministrisë së tij në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, dhe në bashërendim me komunitetet fetare të ngrejë një grup ekspertësh, inxhinieresh, përfaqësues fetar që bëjnë një inspektim të plotë për të dokumentuar dëmet dhe për të përcaktuar masat e nevojshme për restaurim.

Po ashtu duhet të merren masa të menjëhershme për të parandaluar dëmtime të mëtejshme, si mbrojtja nga lagështira apo rënia e pjesëve të mbetura.

Shteti shqiptar duhet të sigurojë fonde të plota vetëm ose në bashkëpunim me donator për restaurimin e këtyre objekteve të kultit dhe trashëgimisë. Restaurimi duhet të bëhet nga specialistë të licencuar në fushën e monumenteve historike.

Kjo është kujdesje e domosdoshme për besimtarët, për identitetin kulturor shqiptar, për trashëgiminë, për turizmin kulturor dhe për zonat e prekura të cilat duhet rikthehen sic kanë qënë.

Do jetë nga cështjet prioritare të kulturës për të cilat do kërkoj dëgjesa si kryetare e komisionit parlamentar përgjegjës për kulturën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular