HomeEkonomiAksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë, të shtunën përfundon asfaltimi i 400 metrave të...

Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë, të shtunën përfundon asfaltimi i 400 metrave të fundit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë, në juglindje të vendit, tashmë është drejt përfundimit dhe ka marrë një pamje krejtësisht të re.

Bashkia Pogradec ndau sot në rrjete sociale pamje nga ky investim teksa njoftoi se, loti i tretë i aksit Qukës–Qafë Plloçë, me gjatësi 9,3 km, është drejt përfundimit të punimeve.

Inxhinierët e kompanisë “2T” kanë konfirmuar se këtë të shtunë (24 gusht 2025) do të përfundojë edhe asfaltimi i 400 metrave të fundit. Pasi të përfundojë ky element teknik, do të bëhet njoftimi zyrtar për hapjen e plotë të gjithë aksit prej 43 kilometrash.

Ky aks rrugor përmirëson parametrat e rrugëtimit dhe bën të mundur aksesimin e trafikut, që kalon ndërmjet Korridorit 8 nga aksi rrugor Tiranë-Elbasan me pjesën e juglindjes, si dhe shkurtimin e distancave me pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, qytetin e Korçës dhe më tej.

Po ashtu, aksi ndikon në rritjen e turizmit të zonës së Pogradecit dhe Korçës, bën të mundur akomodimin e trafikut të rëndë, ndikon në zhvillimin e bujqësisë së zonës rurale të Mokrës dhe fshatrave përreth, duke ndihmuar në shkurtimin e distancës së fshatrave me rrugën e kryeqytetit dhe anasjelltas, rrit dhe nxit punësimin, shkurton kohën e rrugëtimit nga Tirana drejt Korçës dhe kohën e transportit të mallrave nga porti i Durrësit për në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Ky aks është konsideruar një projekt strategjik, sidomos për zonën e Mokrës, e cila ka qenë për dekada me infrastrukturë të kufizuar. Përfundimi i rrugës pritet të sjellë rritje të qarkullimit, turizmit dhe tregtisë lokale, duke hapur një kapitull të ri për zhvillimin ekonomik dhe social të zonës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular