HomeEkonomiSigurimi i detyrueshëm i shtëpisë nga tërmeti - Dhoma Amerikane: Projektligji ka...

Sigurimi i detyrueshëm i shtëpisë nga tërmeti – Dhoma Amerikane: Projektligji ka nevojë për disa përmirësime dhe saktësime

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka kërkuar Ministrisë së Financave që të bëjë disa përmirësime në projektligjin për sigurimin e detyrueshëm ndaj tërmeteve. Ky projektligj u nxor për konsultim publik në fund të muajit korrik.

Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, projektligji përkufizon banesat dhe seksionet e brendshme, por lë paqartësi për ndërtesat me përdorim të përzier ose për strukturat që janë vetëm pjesërisht rezidenciale. 

Për ata që nuk do të sigurojnë shtëpinë nga tërmeti, nuk do t’i ofrohen më shërbime kadastrale, nuk do të marrin shërbime nga e-Albania dhe nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Edhe pse ky është një shkak i fortë për respektimin e ligjit thotë Dhoma Amerikane e Tregtisë, refuzimi i shërbimeve bazë “ndëshkon” ata që janë në kushte të vështira financiare dhe nuk kanë mundësi të paguajnë primin. Sipas Dhomës, nevojitet parashikimi i përjashtimeve ose lehtësive për kategori të caktuara si për shembull pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe të tjera.

Në fakt, në projektligj, Ministria e Financave e ka theksuar se për shtresat sociale në nevojë, do të jetë shteti ai që do të financojë primin e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet.

Nga ana tjetër, Fondi për Tërmetet do të administrojë primet e sigurimit dhe dëmshpërblimin. Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, krijimi i Fondit për Tërmetet si shoqëri aksionare publike është pozitive, por ligji i jep Ministrisë së Financave shumë të drejta mbi emërimet dhe mbikëqyrjen, duke ngritur dyshime mbi pavarësinë e vërtetë të Fondit.

Ndërkohë, sipas projektligjit, dëmshpërblimi do të jepet pas 3 muajsh nga aplikimi që ka bërë qytetari, por nuk sqarohen procedurat në rast refuzimi apo vonese të dëmshpërblimit. Gjithashtu, ankimi para komisionit ad-hoc nuk është i detajuar dhe përfshirja e ndërmjetësimit ose arbitrazhit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve do të siguronte më shumë besim.

Projektligji parashikon krijimin e një regjistri të sigurimit dhe shkëmbim të të dhënave ndërmjet institucioneve, por nuk referon në mënyrë të qartë përputhshmërinë me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale shprehet Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Nga ana tjetër, projektligji trajton sigurimin e detyrueshëm dhe atë vullnetar, por koordinimi mes tyre dhe renditja e pagesave nuk është i detajuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular