Bashkia e Lezhës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të 22 gushtit, duke nisur nga ora 01:00, priten reshje të dendura shiu të shoqëruara me furtunë.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të marrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre dhe të familjarëve.
Në njoftim theksohet se Emergjencat Civile dhe Shërbimet Publike të Bashkisë janë në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në çdo rast që mund të shkaktohet nga moti i keq.
“Të nderuar qytetarë të Bashkisë Lezhë, sipas parashikimeve meteorologjike, priten reshje të dendura shiu dhe një furtunë që parashikohet të nisë në orët e para të mëngjesit të datës 22 gusht, duke filluar nga ora 01:00. Ju bëjmë thirrje të tregoni kujdes dhe të merrni masat e nevojshme për sigurinë tuaj dhe të familjarëve”, njoftoi Bashkia e Lezhës.
