HomeKronikePolicia jep informacion për vdekjen e gazetarit Artur Zheji: Ndërroi jetë teksa...

Policia jep informacion për vdekjen e gazetarit Artur Zheji: Ndërroi jetë teksa po drekonte me familjen në Sarandë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Policia e Sarandës ka dhënë informacion lidhur me ndarjen e papritur nga jeta të gazetarit Artur Zheji, këtë të shtunë.

Zheji ishte duke drekuar me familjen në një restorant në afërsi të rrugës “Butrinti”, kur shfaqi probleme shëndetësore.

Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit të qytetit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arritën ta kthenin në jetë. Paraprakisht, dyshohet se gazetari ndërroi jetë për shkak të arrestit kardiak.

“Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, shprehet policia e Sarandës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular