HomeSocialeDita nis me mot të qëndrueshëm, por pasdite priten reshje shiu në...

Dita nis me mot të qëndrueshëm, por pasdite priten reshje shiu në disa zona! Ja sa do të jenë temperaturat

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa nga mesdita deri në orët e pasdites priten alternime vranësirash të pakta deri mesatare, kryesisht në relievet malore në lindje.

Në këto zona, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të dobët. Pas orëve të pasdites, moti rikthehet përsëri i kthjellët në të gjithë vendin.

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë deri në 12 m/s.

Capture
Capture1
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular