HomePolitike“Mandati t’i kalojë simotrës sime”, Adriatik Lapaj ndryshoi mendje dhe hoqi dorë...

“Mandati t’i kalojë simotrës sime”, Adriatik Lapaj ndryshoi mendje dhe hoqi dorë nga mandati, Kolegji Zgjedhor e rrëzon! Çon në Kuvend të parën e listës së mbyllur

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Pas seancës së nisur paraditen e sotme, Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS që i kalon mandatin e Partisë Shqipëria Bëhet të parës në listën e mbyllur, Ana Dajko.

Kreu i kësaj partie Adriatik Lapaj, nuk kërkoi më ndërrimin e objektit të padisë, pra që mandati t’i kalojë atij, por që të lihej në fuqi vendimi i kreut të KQZ Ilirian Celibashi. Ky i fundit kishte vendosur që mandati i takonte Kleana Xhuvelit, vajza e tezes së Lapaj.

Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se ndërkohë gjatë përfaqësuesja e Lapajt ka deklaruar se KAS në vendim ka qenë tendencioz dhe politik!

“KAS po thotë që Kodi mbron kandidatët nga dorëheqjet, por nga ana tjetër i detyron që të qëndrojne përtej dëshirës së tyre. Deri në momentin që mandati nuk është dhënë, kandidati mund të heqë dorë nga mandati! Vendimin i KAS për t’i dhënë mandatin e deputetit Ana Dajkos është i gabuar! Në vendimin KAS, ka keqinterpretuar kuotën ligjore dhe gjininë e nënpërfaqësuar. Arsyetimi KAS është diskriminuar dhe antikushtetues, sepse nuk ka nënpërfaqësim pasi është vetëm një kandidat”, ka deklaruar ajo.

Pavlina Docaj, përfaqësuese e KQZ që mbron vendimin e KAS iu drejtuar përfaqësueses së Lapajt duke e pyetur se “deri kur mund të dorëhiqet një kandidat”.

“Kandidati mund të tërhiqet nga kandidimi deri sa të jenë publikuar tabelat nga KQZ”, u shpreh ajo.

“Në KAS është kërkuar tjetër gjë nga ajo që kërkohet sot. Në KAS është kërkuar që mandati t’i jepet Adriatik Lapajt. Sipas KAS dorëheqjet nuk mund t’i shqyrtojë KQZ por Kuvendi. Deklaratat e dorëheqjes janë të pavlefshme. Mandati duhet t’i kalojë Ana Dajkos. Nëse zonja nuk e do mandatin të mos bëjë betimin në Kuvend dhe vend i saj të plotësohet sipas radhës së listës”, deklaroi përfaqësuesja e KQZ.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular