HomeAktualitetAfro 22 mijë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar dhe...

Afro 22 mijë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar dhe punuar, 54% kanë si arsye punësimin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Afro 22 mijë shtetas të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar dhe punuar.

Referuar të dhënave të INSTAT, në vendin tonë në vitin 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri është rritur me 2.2%, krahasuar me një vit më parë.

54.3% e të huajve me leje qëndrimi kanë arsye kryesore punësimin, e ndjekur nga bashkimi familjar me 24.5%. arsye të tjera me 16.3%, studimi me 4% dhe qëllime humanitare me 0.9%.

E ndërsa të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri dominojnë nga shtetasit e Kosovës, Italisë dhe Turqisë, rritje të kërkesave për t’u pajisur me leje në vendin tonë vijnë edhe Azia, Amerika dhe Afrika.

Trend ky që reflektohet edhe në tregun e punës në Shqipëri, ku mbulohen shërbime të ndryshme me krahun e punës të shtetasve të huaj.

Krahasuar me vitin 2023, shtetasit nga Amerika dhe Afrika kanë shënuar rritje me 23.4%, ndërsa ata nga Azia rritje me 20%. Ajo që bie në sy është fakti se kërkesat për leje qëndrimi po rriten në vendin tonë.

Afro 62% e të huajve forcë pune në Shqipëri janë meshkuj, kundrejt 38% që janë femra.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular