HomeRajoniNgërçi, Osmani kërkon reflektim nga partitë. Kosova nuk e ka luksin të...

Ngërçi, Osmani kërkon reflektim nga partitë. Kosova nuk e ka luksin të jetë pa institucione funksionale”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në një intervistë për televizionin polak “TVP World”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të arrijnë një marrëveshje dhe të formojnë institucionet shtetërore.

Osmani ka theksuar se partitë politike duhet t’i lënë mënjanë dallimet dhe të vendosin interesin e vendit para çdo gjëje tjetër.

 “E shfrytëzoj rastin që t’u bëj thirrje sërish të gjitha partive politike që të vendosin interesin e vendit para dhe t’i lënë anash dallimet. Duhet të përpiqen të formojnë një koalicion të shumicës parlamentare që do ta çojë Kosovën përpara.”

Osmani ka theksuar se, si pasojë e kësaj bllokade politike, Kosova po humbet projekte të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe mundësi bashkëpunimi me administratën e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të cilat është punuar gjatë.

 “Shumica e marrëveshjeve duhet të kalojnë në Kuvend për ratifikim dhe në Qeveri për zbatim. Qytetarët e Kosovës meritojnë një qeveri funksionale dhe me kapacitet të plotë.
Dikush mund të thotë se Belgjika ka qëndruar dy vjet pa qeveri, Austria gjashtë muaj. E kuptoj, por Kosova nuk e ka luksin të qëndrojë gjatë pa institucione funksionale. Ne duhet të ecim përpara me reformat dhe me procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.”

Ajo ka theksuar se nuk beson që ka ndikim të jashtëm në vendimet e partive të mëdha politike në Kosovë.

Apeli i Presidentes vjen pasi ka dështuar tentimi i radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, propozoi Hekuran Muratin, Arbërie Nagavcin dhe Dimal Bashën, por kandidatët nuk i morën votat e nevojshme. Vazhdimi i radhës së seancës konstituive do të mbahet të martën në ora 11:00

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular