HomeAktualitetEMRAT+FOTOT/Në Cërrik emërohen drejtuesit e rinj në njësitë administrative dhe drejtoritë kryesore....

EMRAT+FOTOT/Në Cërrik emërohen drejtuesit e rinj në njësitë administrative dhe drejtoritë kryesore. Emërime dhe në Bashkinë Korçë, ndryshime edhe në Devoll

Advertismentspot_img

Pas sugjerimit të Kryeministrit Edi Rama për një riorganizim të thelluar dhe eficient të strukturave të pushtetit vendor edhe Bashkia Cërrik ka nisur zbatimin e këtij procesi transformues duke ndërmarrë hapa konkretë në ristrukturimin e drejtuesve të njësive administrative dhe sektorëve të tjerë kyç në shërbim të qytetarëve.Në këtë kuadër, një pjesë e konkurseve tashmë janë zhvilluar dhe kanë nisur emërimet e para në pozicionet drejtuese.

Enea Taçja
Enea Taçja

Deri më tani, në dy nga katër njësitë administrative të Cërrikut janë përzgjedhur dhe emëruar drejtuesit e rinj. Në njësinë administrative Klos, z. Elis Duzha ka marrë detyrën në vend të z. Arjan Griba, ndërsa në njësinë Gostimë, z. Eneo Taçja ka pasur në këtë detyrë z. Gëzim Kadiu.

Brunilda Kurti
Brunilda Kurti

Ndërkohë, Njësia Administrative Mollas do të vazhdojë të drejtohet nga z. Xhevdet Sade, i cili mban këtë detyrë prej një viti, po ashtu si edhe Njësia Administrative Shalës, ku drejtimin e vijon zj.Brunilda Kurti.

Përtej nivelit të Njësive Administrative, janë bërë ndryshime edhe në drejtori të rëndësishme brenda strukturës së Bashkisë Cërrik. Drejtoria e Shërbimeve Publike i është besuar z. Olti Bozi, një profil me eksperiencë dhe energji për të përmirësuar ndjeshëm shërbimet ndaj komunitetit.

Gëzim Kadiu
Gëzim Kadiu

Ndërsa në krye të Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit është komanduar z. Florian Qosja, një emër që vjen me angazhimin për rritjen e gatishmërisë dhe profesionalizmit në këtë sektor jetik.

Arjan Griba
Arjan Griba

Procesi i riorganizimit nuk ndalet këtu. Sipas burimeve zyrtare nga Bashkia, në fillim të muajit shtator pritet ndrysime të tjera si edhe do të emërohen edhe dy nënkryetarët e rinj, duke kompletuar kështu fazën e parë të reformës administrative në nivel vendor.

Kryetari i Bashkisë Cërrik Andis Salla ka deklaruar se të gjitha emërimet dhe ndryshimet po kryhen në mënyrë tërësisht transparente, duke respektuar procedurat ligjore dhe në përputhje me nevojat e komunitetit për një administratë më funksionale, më efikase dhe më të afërt me qytetarin.

Ky riorganizim synon jo vetëm një menaxhim më të mirë të burimeve njerëzore, por edhe një rritje të standardit të shërbimeve publike, duke e bërë administratën vendore më dinamike dhe më të përgjegjshme për sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm lokal.

Pas dorëheqjeve masive të nënkryetarëve dhe drejtuesve të njësive administrative në të gjitha bashkitë e vendit, në Korçë janë emëruar administratorët e rinj.

Ndarja sipas njësive:

Në njësinë administrative Lekas është emëruar Panajot Hyseni.

Në njësinë administrative Voskopojë, Kodhel Zere.

Në njësinë administrative Drenovë është emëruar Dhimitri Postol.

Në njësinë administrative Voskop, Erion Demirasi.

Në njësinë administrative Mollaj, Like Shkëmbi.

Në njësinë administrative Bulgarec, Klajdi Shaho.

Në njësinë administrative Vithkuq, Ilia Prifti.

Edhe në bashkinë Devoll janë bërë ndryshime, ku janë emëruar dy nënkryetarët e rinj, Xhensila Pine dhe Nardi Hoxha.

Marjol Babi dhe Riku Hysi, janë rikthyer si administratorë, konkretisht Babi në Njësinë Administrative Miras dhe Hysi në Njësinë administrative Qendër.

Në Njësinë Administrative Hoçisht, emërohet Jonida Temo.

Sa u përket bashkive të tjera, ende nuk kanë nisur emërimet pritet që të ndodhin brenda këtyre ditëve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular