HomeKryesoreZgjidhet kryetari i Kuvendit të Kosovës/Kush është Dimal Basha?. Zgjidhen 3 nënkryetarët,...

Zgjidhet kryetari i Kuvendit të Kosovës/Kush është Dimal Basha?. Zgjidhen 3 nënkryetarët, por dështon konstituimi. Reagojnë Vjosa Osmani, Begaj dhe Spiropali

Advertismentspot_img

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës të martën.

Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Basha i mori 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenime.

Kush është Dimal Basha?

Dimal Basha ka lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë dhe jeton në qytetin e Ferizajt.

Studimet e larta i ka përfunduar në “John Jay College of Criminal Justice” në New York, duke diplomuar me vlerësimin më të lartë në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare.”

Dimali gjithashtu ka përfunduar studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me fokus në “Konflikt dhe Siguri,” në Universitetin “The New School University,” po ashtu në New York.

Me një përvojë të pasur profesionale, Dimali ka punuar në zyrën e ish-Kongresmenit Eliot Engel, si dhe si Analist i të Dhënave Kualitative në Gjykatën Federale të ShBA-së.

Përveç kësaj, ai ka ushtruar një karrierë të suksesshme menaxheriale në Angli dhe ShBA.

Në politikë, Dimal Basha ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës për dy mandate, duke përfaqësuar Lëvizjen Vetëvendosje! Ai ka qenë anëtar në Komisionin për Punë të Jashtme, Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisionin për Stabilizim-Asociim.

Zgjidhen 3 nenkryetaret

Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala janë zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës me 101 vota pro, asnjë kundër dhe nëntë abstenime.

Dy nënkryetarë tjerë duhet të propozohen nga pakicat, por propozimi i Listës Serbe nuk kaloi duke mos e konstituimin e kuvendit.

Propozimet nga komuniteti serb nuk po arrijnë dot të marrin miratimin në Parlamentin e Kosovës. Për Sllavko Simiçin kanë votuar 10 deputetë pro, 55 kundër dhe 23 kanë abstenuar. Gjithsesi lista Serbe insistoi prapë në propozimin e Simçit. Igor Simiç nga kjo parti tha se ky parlament ka pritur disa muaj për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, ndërsa tani po krijohet problem rreth një të drejte që përcaktohet nga Rregullorja e Kuvendit. Ai përsëri u bëri thirrje deputetëve që ta mbështesin Slavko Simiçin. Sipas tij, ai vend i takon atij që ka mbështetjen e shumicës së deputetëve serbë. Por ai nuk u miratua pas disa votimesh të dështuara.

Po ashtu i propozuari tjetër, kryetari i Partisë Serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiç ka siguruar vota 55 pro, një kundër dhe 17 abstenime, duke mos arritur të miratohej. Edhe Verica Qeraniç nga Lista Serbe u refuzua për herë të tretë. E njëjta gjë ka ndodhur me Stefan Kovaçeviç, ndërsa Lilana Stefanoviç ka refuzuar të jetë kandidate për nënkryetare.

Kujtojmë se deputetët e Kosovës zgjodhën sot më 26 gusht me shumicë votash, Dimal Bashën si kryetar të Kuvendit. Dimal Basha, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, mori 73 vota pro, 30 deputetë votuan kundër ndërsa tre abstenuan.

Ngërçi nisi më 15 prill. Kandidatja e parë e propozuar nga LVV, Albulena Haxhiu dështoi disa herë të zgjidhej si kryeparlamentare. Avni Dehari, si kryetari në detyrë i parlamentit, ndryshoi rendin e ditës më 1 maj ku kërkoi që partitë e tjera të propozonin nga një anëtar për një komision që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin.

Kjo u kundërshtua nga partitë e tjera dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për çështjen e ngërçit. Gjykata u përgjigj më 26 qershor, duke thënë se votimi duhej të bëhej sipas praktikave të deritanishme. Ajo u dha deputetëve 30 ditë afat ta përmbyllnin procesin e konstituimit, por ky afat u shpërfill.

Ndërkohë, PDK-ja dhe LDK-ja, dorëzuan lëndë të ndara për çështjen e votimit të kryeparlamentarit.

Kushtetuesja vendosi masë të përkohshme nga 27 qershori deri më 8 gusht, duke ua ndaluar deputetëve që të ndërmerrnin vendime dhe veprime për konstituimin e Kuvendit.

Më 8 gusht, Kushtetuesja njoftoi për vendimin për dy lëndët e paraqitura, aktgjykimin e plotë të të cilit e publikoi më 18 gusht, përmes së cilit tha se ndryshimi i rendit të ditës ishte shkelje, duke obliguar Kuvendit që t’i kthehet votimit të hapur.

Reagon Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar fillimin e zhbllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit. Sipas njoftimit nga Presidenca, shpreson që ky proces të përfundojë sa më shpejt.

Osmani i ka uruar punë të mbarë e kryetarit të ri, Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Rexhepi.

“Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me Kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj.Vlora Çitaku, z.Kujtim Shala dhe znj.Emilija Rexhepi. 

Reagon Presidenti Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Në një postim në rrjetet sociale, Begaj theksoi se bashkëpunimi politik e institucional është thelbësor dhe duhet të vijojë në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, shkruajti presidenti.

Reagon Elisa Spiropali

Edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, përgëzoi Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke i uruar suksese në detyrë. Ajo vlerësoi hapin e Kuvendit të Kosovës drejt ndërtimit të institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve.

“Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha! Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve. Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit tē Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon”, u shpreh Spiropali.

Deputetët e Kosovës zgjodhën sot më 26 gusht me shumicë votash, Dimal Bashën si kryetar të Kuvendit. Basha, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, mori 73 vota pro, 30 deputetë votuan kundër ndërsa tre abstenuan.

Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular