HomeAktualitetDyfishohen kandidatët për ushtar, të rinjtë zgjedhin Forcat e Armatosura si kontribut...

Dyfishohen kandidatët për ushtar, të rinjtë zgjedhin Forcat e Armatosura si kontribut për Atdheun. Mosha, fiziku dhe mesatarja janë disa nga kriteret bazë për t’u bërë pjesë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Forcat e Armatosura po bëhen gjithnjë e më interesante për të rinjtë shqiptarë.

Disa ditë para mbylljes së fazës së parë të aplikimeve, kolonel Fadil Ciroku deklaroi për RTSH se numri i kandidatëve për t’u bërë pjesë e ushtrisë është dyfishuar krahasuar me një vit më parë.

Nëse i referohemi pasuniversitarit, vitin e kaluar na kanë ardhur 70 kandidatë. Sivjet jemi 110. Në 2024-ën, për kategorinë ‘Ushtar Profesionist’ ne kemi rekrutuar rreth 485 veta. Deri në këtë moment, që është faza e tretë e këtij viti, jemi mbi numrin 700, që do të thotë rreth 90 për qind më shumë se viti 2024 dhe nuk ka të krahasuar me vitet e mëparshme,” thotë kolonel Ciroku.

Shumica e kandidatëve vijnë nga familje me traditë ushtarake, por nuk mungojnë as të rinjtë që e shohin si kontribut patriotik ndaj atdheut.

Dua të vazhdoj karrierën time në Forcat e Armatosura si ushtarak për t’i shërbyer atdheut brenda vendit dhe jashtë vendit, qoftë edhe me misionet e NATO-s.

Duke pasur familjarë ushtarakë, më ka shtyrë edhe më shumë që të vazhdoj këtë lloj karriere.

Unë e quaj mision në radhë të parë, nuk e quaj profesion. Është një mision i cili është në shërbim të vendit ku jetojmë.

Mosha, fiziku dhe mesatarja janë disa nga kriteret bazë për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura.

Mosha minimale është 18 vjeç dhe maksimalja, mosha 30 vjeç. [Kandidati] nuk duhet të jetë i dënuar, duhet të jetë i aftë nga ana shëndetësore dhe duhet të administrojë një dokumentacion të arsimimit të tij. Për ushtarin, minimalisht 9-vjeçare; për pasuniversitarin, minimalisht Bachelor dhe nota jo më pak se 6. Edhe për studime jashtë vendit mosha është e njëjtë, por nota mesatare ndikon, kriteri i gjuhës së huaj… Pa diskutim kemi edhe kritere të tjera, gjatësia etj. por këto janë të kalueshme,” shprehet kolonel Ciroku. RTSH

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular