HomePolitike“PD ka nevojë për gjak të ri, duhet modernizim dhe ndryshime”, Klevis...

“PD ka nevojë për gjak të ri, duhet modernizim dhe ndryshime”, Klevis Balliu: Si do të veprojë PD në shtator? Të bëjmë protesta, jo mitingje me fjalime!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në studion e News24, foli për ndryshimet që sipas tij opozita duhet të bëjë për t’u përshtatur me realitetet aktuale politike dhe për të rifituar besimin e qytetarëve.

Balliu theksoi se PD ka nevojë për një modernizim që prek strukturat e brendshme dhe mënyrën e funksionimit të partisë, duke përfshirë hierarkinë dhe, në disa raste, edhe ndryshime statutore.

Ai shtoi se partia ka nevojë për gjak të ri dhe për një rikthim te parimet themelore mbi të cilat është ngritur, duke përfshirë meritokracinë dhe respektin për rregullat e brendshme.

“Besimi im është që modernizimi duhet të nisë nga mënyra se si është organizuar partia në thelb,” tha Balliu.

Ai gjithashtu bëri dallimin mes mitingjeve dhe protestave reale nga PD, duke theksuar se qytetarët nuk i perceptojnë mitingjet si një mjet efektiv për të shprehur pakënaqësitë.

“Nuk mund të themi që jemi në një regjim dhe të bëjmë mitingje. Protesta ka pasur në Francë, ka sot në Serbi. Qytetarët e marrin si ofendim nëse i thërrasim për mitingje,” u shpreh deputeti, duke theksuar se opozita duhet të organizojë protesta reale dhe jo thjesht fjalime publike.

Balliu paralajmëroi se të gjitha këto çështje do të diskutohen në forumet e PD, si pjesë e një procesi të brendshëm të reflektimit dhe reformimit të strukturave të partisë.

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në News24, ka komentuar vijimin e aksionit politik të opozitës lidhur me zgjedhjet e 11 majit, që sipas tij, përbëjnë një “masakër elektorale”.

Balliu theksoi se është thelbësore avancimi i denoncimeve brenda luftës parlamentare dhe jashtë vendit, duke informuar aleatët ndërkombëtarë mbi shkeljet e supozuara. “Kur një qeveri nuk lejon zgjedhje dhe vjen në pushtet si rezultat i aferave dhe lidhjeve me krimin, ajo iu përgjigjet nevojave jo të qytetarëve, por të bandave,” deklaroi deputeti.

Ai nënvizoi se PD disponon rreth 560 video nga qendrat e votimit, ku sipas tij, shihen qytetarë që votojnë dy herë, komisionerë të PS që udhëzojnë individët në dhomën e fshehtë, si dhe raste të futjes së dorës në kuti për nxjerrjen e votave. Po ashtu, sipas Balliut, persona të paautorizuar mbanin shënime për qytetarët që kishin votuar.

Deputeti theksoi se këto fakte, të cilat sipas tij, në çdo vend tjetër do të trondisnin sistemin e drejtësisë, në Shqipëri “heshtin dhe sulmohet opozita”.

Balliu përfundoi duke konfirmuar se aksioni i PD do të vijojë, me qëllim ekspozimin e shkeljeve dhe përforcimin e presionit politik dhe ndërkombëtar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular