HomeKronikeShkaktoi aksidentin e rëndë ku humbën jetën dy motrat, gjykata e Sarandës...

Shkaktoi aksidentin e rëndë ku humbën jetën dy motrat, gjykata e Sarandës lë në burg 23-vjeçarin Kevi Norra

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 23-vjeçarin Kevi Norra, i cili shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku. 

Në seancën e zhvilluar prokurorja e çështjes, Besjana Sadikaj, kërkoi masën e arrestit me burg, të cilën gjykata e pranoi.

I riu Norra që u përplas mbrëmjen e 24 gushtit me mjetin e dy motrave në aksin Delvinë-Sarandë, ishte duke lëvizur me shpejtësi, kur ka kryer një parakalim të gabuar duke i dalë përballë mjetit të dy motrave. Si pasojë, Rozina dhe Elvisa Dhimaku, 20 dhe 22 vjeçe, ndërruan jetë.

E plagosur mbeti edhe 24-vjeçarja Antonela Zhupa, e cila u dërgua në spitalin e Traumës ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa 23-vjeçari, specialist në ministrinë e Brendshme, rezultoi se ishte i dehur në timon.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular