HomeKronikeEMRI/ Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT, akuzohet se ndërtoi disa shtëpi pushimi pa...

EMRI/ Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT, akuzohet se ndërtoi disa shtëpi pushimi pa leje

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Policia e Durrësit ka arrestuar një ish-zyrtar lokal të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), nën akuzën për ndërtim të paligjshëm gjatë kohës që ushtronte detyrën.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në pranga është vënë Ardian Halili, 55 vjeç, banues në Tiranë.

Ai dyshohet se në vitin 2017, kur mbante funksionin e kryeinspektorit të IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje disa objekte banimi (shtëpi pushimi) në zonën e Shetajt, njësia administrative Ishëm.

Ardian Halili

Operacioni u krye nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

Materialet procedurale i janë referuar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila do të vijojë ndjekjen penale për këtë rast.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular