Botimi i ri i romanit “KRONIKAT E MJEGULLES” te Bashkim Hoxhes ka nisur rrugetimin drejt lexuesit ne gjuhen gjermane. Me parē romani ështe botuar në Tiranë, Prishtinë dhe Rumani.
Romani “Kronikat e mjegullës”, i autorit Bashkim Hoxha. Një vepër sfiduese për nga zhanri dhe simbolika, e cila vjen bukur në gjuhën gjermane, duke ruajtur sa më shumë botëkuptimin origjinal, çka i jep mundësinë lexuesit të kultivuar gjerman që të njihet me një vepër të spikatur në letrat shqipe
Romani fitues i çmimit mbarëkombëtar “Rexhai Surroi” si “Romani më i mirë 2019”, i cili deri tani është mirëpritur në 2 botime në shqip (Tiranë dhe Prishtinë) dhe në 2 botime në Rumani, në gjuhën gjermane është përkthyer mjeshtërisht nga Loreta Schillock .
Botohet nga shtëpia botuese LORETA SCHILLOCK VERLAG, që nga Gjermania hedh vështrimin dashamirës mbi letërsine bashkëkohore shqiptare.