HomeKryesoreForumi i Bled-it në Slloveni/Marta Kos “nxit” zgjerimin: Nisur nga reformat, Shqipëria...

Forumi i Bled-it në Slloveni/Marta Kos “nxit” zgjerimin: Nisur nga reformat, Shqipëria në BE brenda 2029. Rama: Anëtarësimi, proces shtet-ndërtimi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shqipëria mund të jetë pjesë e familjes europiane brenda vitit 2029!

Nëse qeveria vijon reformat, anëtarësimi do të jetë realitet në 2029, u shpreh Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë Forumit të Bledit në Slloveni.

Kemi çelur dy grupkapituj të tjerë me Shqipërinë dhe kemi rënë dakord me Edin që do të festojmë, së pari në Bruksel dhe së dyti vitin tjetër me ndeshjen e futbollit mes vendeve anëtarë dhe vendeve kandidate në Tiranë dhe ku kuptohet që Presidenti i UEFA-s do të luajë me ne, e po kështu ca të tjerë. Në 2028-ën mund, të kemi 28 anëtarë. Dhe nëse Edi vazhdon të bëjë atë që po bën në mënyrë të shkëlqyer, atëherë në 2029-n mund të kemi 29 anëtarë. Megjithatë, unë nuk kam shumë kohë, kam vetëm katër vjet, kështu që shpejtoni.

Me Malin e Zi po ecim përpara dhe është e mundur në qoftë se përfundojmë në 2026 në aspektin teknik të bisedimeve, në 2028 mund të kemi 28 anëtarë të BE. Dhe në qoftë se Edi vazhdon të bëjë atë që po bën në mënyrë të shkëlqyer, atëherë në 2029 mund të kemi 29 anëtarë. Kështu që shpejtoni”, tha Kos.

Përmbushja e reformave, shteti i së drejtës, liria e medies janë të panegociueshme për anëtarësimin e tyre në BE. Ky ishte mesazhi që përcolli Komisionerja Marta Kos në panelin e liderëve për Shqipërinë dhe Malin e Zi, të cilët po ecin me shpejtësi më të madhe se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit të plotë.

“S’ka rrugë të shkurtra,” tha ajo, duke iu referuar zotimit të Borrell.

Në 2030-ën të dyja palët duhet të jenë gati vendet kandidate dhe ne. Nuk ka rrugë shkurt. Shteti i së drejtës, të drejtat e njeriut, lufta kundër korrupsionit, media e lirë janë të panegociueshme. Gjeopolitika ka ndryshuar. Tashmë përballemi me faktin që ka forca trazuese të jashtme, siç i përkufizoj unë, që duan të na shohin të dështojmë,” u shpreh Marta Kos.

Në 12 muajt e fundit janë hapur më shumë kapituj, dhe nëse vendet ruajnë këtë ritëm, atëherë deri në vitin 2029 do të kemi një BE me 29 vende anëtare – Malin e Zi dhe Shqipërinë përfshirë.

Zonja Kos zgjodhi të komunikojë me Kryeministrin Rama edhe para nisjes së panelit qendror të forumit, ndërsa në duar mbante një datë të shënuar me të kuqe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular