HomePolitike"Një përfaqësues i lartë i PD, ministër" gazetari: Kujdes kur thërrasin FBI-në,...

“Një përfaqësues i lartë i PD, ministër” gazetari: Kujdes kur thërrasin FBI-në, se janë çuar para andej nga SHBA për LaCivita

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, deklaroi se ka sinjale të qarta se “një përfaqësues i lartë i Partisë Demokratike mund të jetë ministër i Bujqësisë”.

“Rama e nisi me Vlorën, ka pasur opozitarë në Elbasan që kanë kaluar në poste drejtuese lokale, besoj që do të shtrihet edhe në qytete të tjera. Nuk ishte thjesht largim nga performanca ajo që ndodhi me bashkitë që PS kishte nën kontroll. Është diçka që do të shkojë akoma edhe më thellë. Mendoj që përveç dëshirës që mund të ketë patur zoti Rama, është edhe një vetofrim që ka ardhur nga një pjesë e atyre që kanë qenë deri dje pjesë e opozitës. Mes tyre ka edhe kandidat për deputetë të PD-së në zgjedhjet e kaluara”, tha Hitaj.

“Flitet se një përfaqësues i lartë i Partisë Demokratike mund të jetë ministër i Bujqësisë në kabinetin “Rama 4”. Ka edhe emra të tjerë, por nuk dua t’i përmend sa nuk ka asgjë zyrtare”, shtoi gazetari në “Off the Record” me Andrea Dangllin.

Sipas Hitajt, “PD do të kalojë 4 vite shumë të vështira”.

“Do të kemi mbledhjen e forumeve të partisë, ku nuk do të mbahet përgjegjësi dhe nuk do të ketë asgjë të re”, theksoi Arbër Hitaj.

“21 janari 2011 ka qenë hera e fundit e FBI-së në Shqipëri. Partia Demokratike në atë kohë ra në grackë duke e kërkuar vetë dhe iu kthye në autogol pasi doli se një nga protestuesit e vrarë u qëllua me pistoletën e ish-komandantit të Gardës. Kjo ka qenë ekspertiza e FBI-së. PD-ja duhet të jetë e kujdesshme kur kërkon agjenci ligjzbatuese amerikane sepse edhe kësaj radhe mund të bëjë autogol”.

Kështu u shpreh gazetari Arbër Hitaj në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Sipas tij, Partia Demokratike duhet të ketë kujdes kur thërret FBI-në sepse “ka disa para që i ka çuar andej nga Amerika për Chris LaCivita që nuk dihet se si kanë shkuar”.

“Të kenë kujdes sepse FBI-ja mund të zbulojë edhe ato para që nuk i ka dalë ende kontrata”, deklaroi Hitaj.

Gazetari Basir Çollaku iu përgjigj se nuk është i nevojshëm kujdesi, pasi, sipas tij, “Partia Socialiste nuk ka pasur kujdes fare, i ka futur paratë në xhep dhe e ka korruptuar”.

“Madje, Prokurori Federal amerikan ka deklaruar në Senat se bëhej fjalë për cenim të sigurisë kombëtare amerikane”, deklaroi më tej Çollaku

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular