HomePolitikeRama publikon video: IKMT vijon lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Po...

Rama publikon video: IKMT vijon lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Po punojmë me projektet e sistemimit

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video në rrjetin social “Facebook”, ku tregon punën që po bëhet në Tiranë për lirimin e hapësirave publike të zëna më parë nga biznese private.

Në videon e shpërndarë, shihet Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) duke hequr struktura që ishin ndërtuar pa leje në trotuare dhe vende të tjera publike.

Krahas videos, kryeministri shkruan:
“Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirës publike në kryeqytet, ndërkohë që punojmë me projektet e shumta të sistemit.”

Ky aksion është pjesë e një nisme kombëtare që nisi në korrik të këtij viti, me qëllim çlirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin. Qeveria ka vendosur të prishë çdo ndërtim pa leje që zë rrugë, trotuare apo ambiente të përbashkëta.

Edi Rama ka theksuar disa herë se qytetarët kanë të drejtë të shfrytëzojnë hapësirat publike dhe se nuk do të lejohet që ato të uzurpohen nga interesa private.

IKMT ka ndërhyrë në disa qytete të Shqipërisë deri më tani, dhe aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular