Pas prkthimit ne Gjermanisht romani “Kronikat e Mjegulles” i Bashkim Hoxhes njeh keshtu suksesin e radhes. Autori njofton se do te jete vet i pranishem ne promovimin qe do te behet ne dy data ne kuader te panairit te Frankfurtit.
NJOFTIMI i BASHKIM HOXHES
Ftese per miqte qe ndodhen ne Gjermani dhe miqte e tyre gjermane:
Romani KRONIKAT E MJEGULLES eshte botuar ne gjuhen gjermane (DIE CHRONIKEN DES NEBELS) nga LORETA SCHILLOCK VERLAG.
Ne dy nga takimet promovuese do te jem edhe une i pranishem. Ne Frankfurt ne datat 17 dhe 18 tetor, nje ne kuader te Panairit te Madh te Librit dhe nje tjeter jashte panairit. Shpresoj te keni kohe, mundesi dhe deshire te takohemi. Per mua do te ishte kenaqesi.
Rreth Romanit/Botimi i ri i romanit “KRONIKAT E MJEGULLES” te Bashkim Hoxhes ka nisur rrugetimin drejt lexuesit ne gjuhen gjermane. Me parē romani ështe botuar në Tiranë, Prishtinë dhe Rumani.
Romani “Kronikat e mjegullës”, i autorit Bashkim Hoxha. Një vepër sfiduese për nga zhanri dhe simbolika, e cila vjen bukur në gjuhën gjermane, duke ruajtur sa më shumë botëkuptimin origjinal, çka i jep mundësinë lexuesit të kultivuar gjerman që të njihet me një vepër të spikatur në letrat shqipe
Romani fitues i çmimit mbarëkombëtar “Rexhai Surroi” si “Romani më i mirë 2019”, i cili deri tani është mirëpritur në 2 botime në shqip (Tiranë dhe Prishtinë) dhe në 2 botime në Rumani, në gjuhën gjermane është përkthyer mjeshtërisht nga Loreta Schillock .







