HomeKronikeAksident i rëndë në Unazën e Re, raportohet për të plagosur

Aksident i rëndë në Unazën e Re, raportohet për të plagosur

spot_img

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re, në afërsi të Paskuqanit.
Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë shkuar ambulancat dhe makina të policisë.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes raportojnë për të plagosur, por ende nuk ka detaje të konfirmuara zyrtarisht për gjendjen e tyre shëndetësore apo numrin e saktë të të lënduarve.

Si pasojë e aksidentit, është krijuar trafik i rënduar në hyrje dhe dalje të Paskuqanit, në zonën që lidhet me Unazën e Re. Për të lehtësuar kalimin e ambulancave, policia ka ndërhyrë me devijimin e trafikut, duke krijuar korridore për emergjencat.

Aktualisht, autoritetet janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa pritet një komunikatë zyrtare për numrin e të lënduarve dhe shkaqet e ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular