Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp me trajnerin Silvinjo në prag të sfidës së nesërme me Letoninë.
“Sigurisht që ekipi është përgatitur mirë, kemi pasur kohë, jemi pozitiv,. nuk do të jetë e lehtë. Kemi presion, dhe përqëndrimi do të jetë i lartë. Do të marrim tre pikë për të vazhduar rrugetimin tonë.
Ndryshe nga ndeshja e parë? Sigurisht që kemi parë ndeshjet, jo vetëm ato, por edhe ndeshjen e fundit që luajti me Serbinë. Ajo që luajtëm atje nuk ishte e mirë, sigurisht që kemi gabuar, sidomos në futbollin e sotëm nuk është më aq e thjeshtë si para disa vitesh ku fitoje thjesht. Duket edhe në ndeshjet e këtyre eliminatoreve, pashe Holandën dje me Lituaninë që fitoi 3-2. Por nesër besoj se do të jetë ndryshe, na duhen tre pikët që të kemi shanse për kualifikim, e kemi vetë në dorë ende dhe ajo që është gjëja e rëndësishme.
Mesazhi është që do japim 100% që të realizojmë apo kemi në dorë ëndrrën siç kemi kaluar për dy Europianë. Kualifikimi në Botëror do të ishte historik dhe gjë e mirë për Shqipërinë. Mesazhi është që nesër do jemi gati, do japim gjithçka për ato tre pikë, do japim maksimumin dhe ta shijojnë edhe tifozët.
Si është gjendja e lojtarëve sa i takon pjesës së dëshirës, kundër Gjilbratarit mu duk i lodhur, a janë më të karikuar se kjo nuk është një miqësore…
Dëshira është shumë e madhe, do të jetë ndeshje e madhe. Kundër Gjilbratarit kishte disa lojtarë të rinj se çfarë mund të jepnin, por ndeshja e nesërme do të jetë ndryshe. Ky është rasti më i bukur që kemi për të shkuar atje dhe motivimi është shumë i lartë.
A jeni i vetëdijshëm që ky është shansi i fundit për të shkuar në Botëror dhe si po ndjehen futbollistët?
E dimë që është rasti i fundit vetëm nëse të tjerët gabojnë, skuadra është mirë. Ndeshja nesër mund të ndryshojë grupin dhe të fusë në presion të tjerët, kjo është gjëja e rëndësishme. Skuadra është mirë dhe duhet të marrim 3 pikët
Nëse luan me kombëtaret pak më të vogla mund të mbyllen mbrapa, sepse kundër Serbisë ishte më shumë ndeshje e hapur. Me Letoninë e dinë cilësitë që kanë dhe e dinë që është e vështirë. Duhen lojtarë cilësorë për tju përgjigjur”, deklaroi ai.







