HomeSport“Nuk kam bërë fazë të plotë, janë disa gjëra që nuk po...

“Nuk kam bërë fazë të plotë, janë disa gjëra që nuk po flas…”/Broja: Më mungon shumë goli, por e di që do të vijë shpejt

spot_img

Armando Broja ishte një nga më të mirët në fushë kundër Letonisë. Pas fitores ai deklaroi se ishte një ndeshje e vështirë dhe se shpreson që goli do të vijë shumë shpejt nga ai.“E dinim që ka për të qenë ndeshje e vështirë, edhe atje e patë rezultatin që ishte 1-1, Serbia e mundi 1-0, Letonia mbrohet mirë, janë ekip i fortë, luajnë me pasime dhe luajnë futbol të bukur, e dinim që do mbroheshin me 5 apo më shumë. E dinim se do ishte si Andorra, por është nivel tjetër. Duhet një rezultat 1-0, se këto ndehsje janë të vështira për të krijuar raste dhe për të shënuar gola, e patë që rrinin mbrapa dhe nuk kishte shumë hapësira mbrapa. Luajtëm shumë mirë pjesën e parë, në të dytën mund të luanim më mire, në fund por ishte rezultat pozitiv.

Më mungon shumë goli, sulmes jam e duhet të bëj gola, në 4-5 ndeshjet e fundit kam luajtur në të djathtën, është pozicion i ri për mua, po e kuptoj më shumë, pas shumë vitesh që nuk kam luajtur në atë pozicion, duhet të kuptohem patjetër në fushë, me Hysajn, Manajn, Laçin që kam afër, e dinim që do mbroheshin mirë, të dilja pas shpine, kemi krijuar shanse, të futja topin në zonë por goli duhet të vijë dhe do të vijë sipas mendimit tim.

Të them të drejtën nuk kam bërë fazë të plotë, ishin disa gjëra që nuk po flas, mes klubeve. Nuk kam stërvitje të mirë, por edhe nuk kisha shuëm kohë, por si e thashë, është mirë që luajtura sot, kanë shumë minuta. Për të marrë gjendjen fizike. Kam shuëm kohë që nuk kam patur aktivizim loje dhe për mua kjo është gjëja më e madhe”, deklaroi Broja për “TV Klan”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular