HomeOP EDRadioterapia, në zemër të kujdesit global ndaj kancerit

Radioterapia, në zemër të kujdesit global ndaj kancerit

spot_img

NGA DR. ORGES SPAHIU 

Në Ditën Botërore të Radioterapisë, më 7 shtator, Darien Laird, drejtoreshë ekzekutive e Koalicionit Global për Radioterapinë, theksoi nevojën urgjente për të përmirësuar aksesin në radioterapi dhe prezantoi standarde praktike për ta integruar këtë trajtim shpëtimtar në planet kombëtare të kontrollit të kancerit. Drejtoresha ekzekutive e Koalicionit Global për Radioterapinë (GCR), theksoi: “Radioterapia shpëton jetë. Ajo ofron në heshtje shpresë për mbi gjysmën e pacientëve me kancer në mbarë botën, megjithatë mbetet e nënshfrytëzuar, e nënfinancuar dhe e nënvlerësuar në diskutimet globale për kancerin”. Në vitin 2022 kishte pothuajse 20 milionë raste të reja kanceri, një numër që pritet të rritet në 35 milionë deri në vitin 2050.

Radioterapia është pjesë e trajtimit për rreth 50% të të gjithë pacientëve dhe kontribuon në 40% të shërimeve. Megjithatë, sot vetëm 30% e pacientëve që kanë nevojë për radioterapi e marrin atë. Tronditëse është që 52 vende kanë më pak se 20% të kapaciteteve të nevojshme për radioterapi, ndërsa 38 vende nuk kanë fare. Kjo pabarazi është një nga sfidat më urgjente, por edhe më të zgjidhshme në kujdesin ndaj kancerit. Historia e radioterapisë është njëkohësisht histori premtimi dhe neglizhence. Nga njëra anë, radioterapia është trajtim me kosto-efektive, i bazuar në prova shkencore dhe me dekada impakti të dëshmuar. Nga ana tjetër, ajo mbetet e nënfinancuar, e paprioritizuar dhe shpesh e munguar në planet kombëtare të kontrollit të kancerit (NCCP).

Në Evropë, për shembull, vetëm 5–7% e buxheteve për kancer alokohen për radioterapi. Në shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, pengesat përfshijnë infrastrukturë të dobët, mungesë trajnimi për fuqinë punëtore, mirëmbajtje të pasigurt dhe mungesë të të dhënave të mjaftueshme. Rezultati: vdekje të parandalueshme dhe rritje e pabarazive. Një dekadë më parë, Task Forca Globale për Radioterapi për Kontrollin e Kancerit e UICC (GTFRCC) tregoi se çfarë është e mundur. Raporti i vitit 2015 përfundoi se optimizimi i aksesit mund të shpëtonte një milion jetë çdo vit deri në vitin 2035, me një përfitim ekonomik neto prej 365 miliardë USD gjatë 20 viteve. Megjithatë, progresi ka qenë shumë i ngadaltë. Këtu qëndron thirrja më e fortë e GCR: të ndërtojmë më mirë, së bashku, për të shpëtuar jetë me këtë trajtim shpëtimtar.

RRUGA PËRPARA: INOVACIONI DHE STANDARDET

Përmirësimi i aksesit kërkon më shumë sesa pajisje. Është thelbësor një qasje sistemike:

•Trajnimi dhe mbështetja e fuqisë punëtore për të garantuar kujdes të sigurt dhe me cilësi të lartë.

•Mirëmbajtje dhe planifikim shërbimi i qëndrueshëm për pajisje të besueshme.

•Mbledhje të dhënash dhe monitorim për të përafruar shërbimet me nevojat e popullatës.

•Protokolle cilësie dhe sigurie të mbështetura ndërkombëtarisht.

•Avokim për të siguruar që radioterapia të përfshihet në strategjitë dhe buxhetet kundër kancerit.

Për ta mbështetur këtë, GCR ka bashkuar ekspertë globalë për të bashkëzhvilluar Standardet Thelbësore për Radioterapi. Këto ofrojnë pika referimi praktike për kujdes të sigurt, efektiv dhe të orientuar te pacienti, duke ndihmuar politikëbërësit dhe sistemet shëndetësore të forcojnë NCCP-të e tyre. Në zemër të këtyre standardeve është advokimi kolektiv. Shumë shpesh, roadioterapia anashkalohet në planifikimin e kancerit, duke lënë boshllëqe në financim, fuqi punëtore dhe kërkime. Në GCR, ne punojmë krah për krah me politikëbërës, klinicistë, pacientë dhe të mbijetuar për të ndarë histori dhe për të forcuar rastin për ndryshim.

“Çdo zë ka rëndësi”. Kanceri do të mbetet një nga sfidat shëndetësore përcaktuese të këtij shekulli. Por qasja në radioterapi nuk duhet të varet nga gjeografia, të ardhurat apo infrastruktura. Pabarazia që shohim sot është e shmangshme dhe adresimi i saj do të shpëtojë miliona jetë. Dita Botërore e Radioterapisë – 7 shtator Këtë vit, më 7 shtator, shënohet nisja e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Radioterapinë (WRAD), një lëvizje globale për të hedhur dritë mbi radioterapinë dhe mbi njerëzit që e ofrojnë dhe përfitojnë prej saj. WRAD ka të bëjë me njohjen, solidaritetin dhe veprimin. Ajo fton organizatat e kancerit, spitalet, qendrat akademike, shoqëritë profesionale dhe liderët e industrisë të ngrenë së bashku zërin e tyre.

Pjesëmarrja mund të jetë e thjeshtë, por domethënëse: organizatat ftohen të shtojnë logon e tyre në faqen e mbështetësve të WRAD, të ndajnë burimet falas të disponueshme në rrjete sociale, të forcojnë historitë e tyre brenda komunitetit dhe përtej tij. Këto përpjekje kolektive mund të ndihmojnë në ndryshimin e narrativës dhe të forcojnë rolin e radioterapisë si një gur themeli i kujdesit modern ndaj kancerit.

*Autori, PhD, Përgjegjës i Njësisë së Radioterapisë, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular