HomeAktualitetZgjedhje e kreut te ri te SPAK/Ambasadori Gonzato takohet me kryetaren e...

Zgjedhje e kreut te ri te SPAK/Ambasadori Gonzato takohet me kryetaren e KLP-së: Drejtësia e pavarur, thelbësore për anëtarësimin në BE

spot_img

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato u takua këtë të mërkurë me Mirela Bogdanin, kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Në një njoftim në faqen zyrtare të delegacionit të BE-së në vendin tonë, thuhet se ky takim u zhvillua për “të diskutuar punën në të ardhmen dhe momentet kyçe që priten, përfshirë përzgjedhjen dhe emërimin e Kreut të ri të SPAK”.

Një sistem drejtësie i besueshëm dhe i pavarur sipas BE-së, mbetet “thelbësor për të forcuar besimin e qytetarëve dhe për të avancuar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”.

Në njoftim gjithashtu thuhet se delegacioni i BE-së do të ndjekë nga afër këtë proces, duke vazhduar njëkohësisht të mbështesë të gjithë sistemin gjyqësor në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit në të gjitha nivelet.

KLP ka një rol thelbësor në garantimin e procedurave transparente dhe të bazuara në meritë për ngritjet në detyrë, vlerësimet dhe standardet profesionale brenda sistemit të prokurorisë. “Ne do të vazhdojmë të asistojmë KLP-në me ekspertizën tonë më të mirë për të ndihmuar Shqipërinë të përmbushë standardet e BE-së.”, përfundon njoftimi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular