nga Azgan Haklaj
Mediat nacionale, ato online, shoqata të dala nga lufta e fundit në Kosovë por edhe shumë përsonalitete nga Kosova e trojet tona etnike e kanë lajmëruar 14 shtatorin si ditën e protesteës masive shqiptare përpara tribunalit të dhomave të specializuara me seli në Hagë.
Haga e cila u “shenjtërua” nga proçeset e përbotshme kundër kriminelëve të luftës si dikur Nurembergu me proçesin e montuar, të çoroditur deri në paradoks e shëmti kundër Hashim Thaçit e krerëve të tjerë politiko-ushtarak të UÇK-së sot është kthyer as më pak e as më shumë se në një simbol të keqgjykimit, farsës, gënjeshtrës, montimit në mos një shtojcë e zbardhjes të raporteve të BIA-s serbe apo sherbimeve të tjera anti shqiptare e anti perëndimore.
E keqja më e madhe e paradoksi i dhimbshëm por dhe qesharak është se kjo gjykatë që për arsye të pa arsyetueshme operon në Hagë në fakt është Gjykatë e Republikës së Kosovës e aprovuar nga Parlamenti i saj!!.
Nuk merret vesh përse kjo gjykatë fitoi rezidencë ekstra territoriale kur Kosova jo vetëm eështë një shtet demokratik por dhe i sigurt pasi monitorohet e garantohet ligjërisht nga OKB dhe NATO??!!
Por faktet e këtyre 5 viteve deshmuan djallëzinë e këtij veprimi i cili po ekspozon në sytë e botës një gjykim makabër jo vetëm juridikisht por dhe njerëzisht.
Mjafton përsonaliteti i rrënuar, i diskretituar i hartuesit të këtyre akuzave prokurorit politik amerikan Smith për të kuptuar jo vetëm vanitetin e këtyre akuzave por atë histori të errët anti shqiptare që qëndron pas tyre.
Ka mijëra arsyetime logjike humane e juridike që rrëzojnë akuzat kundër Ish-drejtuesve të lartë të UÇK-së që prej afro 5 vitesh po mbahen peng në Hagë, por ky nuk është intensioni i këtij shkrimi sot.
Ajo që ështl në themelin e vërtetë të këtij palo gjykimi është tentativa e çmendur për ta barazuar viktimën me agresorin, pushtimin me rezistencën që buron nga lufta për mbijetesë.
E në këto kushte sot protesta e 14 Shtatorit nuk është një protestë shoqatash apo grupacionesh politike por një protestë shpirtërore e shqiptarëve për të mbrojtur drejtësinë, ekzistencën, krenarinë e tyre nacionale.
Ndaj i madh e o vogel që ka mundësinë minimale në Europë, trojet etnike shqiptare e kudo ku na ka shpërndarë halli e historia të mblidhemi nën flamurin tonë, nën simbolet e shenjta “UÇK” me 14 Shtator për ti deshmuar jo vetëm botes demokratike, por edhe armiqve të liriseë universale se me kombin tonë nuk do mund të bëhet më pazar as me rubla dhe as me dinarë.