HomePolitikeRama propozon 11 Komisione Parlamentare, 4 prej tyre ia lë opozitës. Ja...

Rama propozon 11 Komisione Parlamentare, 4 prej tyre ia lë opozitës. Ja si ndahen

spot_img

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri Edi Rama ka propozuar ndryshime thelbësore në organizimin e Komisioneve Parlamentare. Ai propozoi 11 Komisione parlamentare, 7 prej të cilave do i drejtojë shumica parlamentare dhe 4 të tjerat opozita.https://www.youtube.com/embed/45F8ZuWmC-0?si=-JbtKsHiywjizt5u

Komisionet e reja:

1-Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ku krahas fokusit në politikat ekonomike lidhur ngushtë me tregun evropian, vjen si rëndësi punësimi. Qëllimi është sjellja në fokus edhe e politikave të punësimit, lirisë së lëvizjes së punëtorëve, dialogut social, shëndetit dhe sigurisë në punë, referuar kapitullit 2 dhe 19 të negociatave. Këshillohet që këtë…

2-Komisioni për çështjet ligjore dhe administratën publike, të mbajë në funksion të negociatave barrën e shqyrtimit të ligjeve, duke siguruar përputhshmërinë e tyre me zbatueshmërinë e tyre. Kuvendi do të kujdeset edhe për vlerësimin dhe hedhjen e gjithë hapave ligjorë për administratën publike, pjesë e grup-kapitullit “Themeloret”, për respektimin e sundimit të ligjit dhe sundimin e shtetit.

Këtë Komision ta drejtojë shumica parlamentare.

3-Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen – bashkëpunim strategjik me Parlamentin Evropian në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Të dyja anë të medaljes. Në rast agresioni, duhet të jetë e aftë të mbrojë vetveten pa pritur ta mbrojë dikush tjetër. Ky Komision do të kujdeset të mbështesë forcimin e kapaciteteve të sigurisë, parametrat e lartë të mbrojtjes si dhe bashkëpunimin me institucionet evropiane të ligjzbatimit.

4-Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet vjen në rritje të vëmendjes ndaj shkencës, lidhur ngushtësisht me inovacionin, por përsëri i lidhur me procesin e negociatave. Sugjerohet të drejtohet nga opozita.

5-Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – do të jetë një pjesë e qenësishme e përpjekjeve të mandatit të ri. Të drejt…

6-Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Burimet e Qëndrueshme – mijëra e mijëra faqe standardesh në transport apo në tregun ekonomik e digjital do të kalojnë në këtë komision dhe do të mbajë barrën e të gjitha dokumenteve.

7-Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

8-Komision për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

9-Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

10-Bashkimi në një i Europës dhe Punët e Jashtme në Parlament, për ta konsoliduar qasjen e Shqipërisë si qasjen e një vendi i cili është i linjëzuar me politikën e Jashtme të BE-së. Këtë komision sugjerohet ta drejtojë shumica.

11- Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe nismat institucionale. Një risi e plotë, do marrë më shumë kohë për ta shpjeguar. Vjen si një ide e krijuar si një komision i përkohshëm dhe leximi i grupit të punës. E vendos Parlamentin në kushtet kur mundet dhe duhet të kujdeset për zërin e qytetarit dhe bashkëpunimin institucional. Pavarësisht nga fusha e këtyre nismave, një ekip deputetësh adreson shqetësimet e qytetarëve për nismat e parlamentit dhe krijon një rrugë komunikimi. Me fjalë të thjeshta, ky komision do jetë për nismat, duke ndërtuar përmes rregullores së re fleksibilitet për të mos i kthyer mbrapsht njerëzit dhe qytetarët pa mbledhur 50 mijë firma. Nga ana tjetër, BE ka një filozofi të butë, një model i tillë është trialogu mes BE-së, PE-së dhe KiE-së. Ne duam që dialogun institucional ne ta përdorim si model të përhershëm dhe në kushtet kur, nga njëra anë, një kulturë e tillë është shumë e dobët për ne, kërkon koordinim, bashkëpunim dhe shumë më tepër transparencë dhe përfshirje të publikut. Kuvendi duhet të bëhet pikëtakimi. Ky komision është instrument për këtë qëllim. Po ashtu, do të mbushë një boshllëk.

Kuvendi pa këtë instrument është si një ndërmarrje që prodhon, por nuk do që t’ia dijë fare. Zero reflektim. Këto ishin 11 komisionet e përhershme parlamentare të legjislaturës së re, 7 prej tyre do t’i përkasin shumicës, katër prej tyre do t’i ketë opozita. Ne do të angazhojmë deputetë me eksperiencë, aftësi drejtuese dhe koordinuese.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular