HomeBotaFranca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç dhe...

Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç dhe “orë policore dixhitale” për adoleshentët

spot_img

Një komision parlamentar francez ka rekomanduar që fëmijëve nën moshën 15 vjeç t’u ndalohet përdorimi i rrjeteve sociale, ndërsa për moshat 15–18 vjeç të vendoset një “orë policore dixhitale” gjatë natës, raporton BBC. 

Këto propozime vijnë pas një hetimi gjashtëmujor mbi efektet psikologjike të TikTok te të miturit, ku komisioni zbuloi se platforma e videove të shkurtra “i ekspozon qëllimisht fëmijët dhe të rinjtë ndaj përmbajtjeve të rrezikshme dhe qe krijojne varesi.”

“Duhet ta detyrojmë TikTok të rishikojë modelin e tij,” deklaroi komisioni, i cili gjatë hetimit dëgjoi dëshmitë e adoleshentëve dhe familjeve të viktimave të reja, të prekur nga përmbajtja në rrjet.

Platforma TikTok reagoi duke mohuar akuzat dhe duke i quajtur gjetjet e komisionit një “karakterizim mashtrues të platformës”, që synon të “gjejë fajtorin te kompania jonë për probleme që janë të përhapura në gjithë industrinë dhe shoqërinë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular