HomeKryesoreNiko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit, merr 84 vota pro! Betohen...

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit, merr 84 vota pro! Betohen deputetët, dy të PSD, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo lënë mandatin

spot_img

Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama për të marrë këtë detyrë. Propozimi u hodh në votim të fshehtë në seancën e sotme plenare, ku ia doli të grumbulloi 84 vota pro. 87 deputetë morën pjesë në votim.

Opozita, që ishte kundër emrit të Peleshit për drejtimin e Kuvendit, bojkotoi votimin dhe në vend të fletës së votës, hodhi në kuti pankarta kundër qeverisë ‘Rama 4’.

Pasditen e kësaj të premteje, 12 shtator, bënë betimin deputetët e rinj të këtij Kuvendi, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit 2025.

Nga 140 deputetë, të gjithë dhanë betimin e tyre, përveç Tom Doshit dhe Sabina Jorgo. Këta dy të fundit, hoqën dorë nga mandati i tyre si deputetë.

Seanca u drejtua nga Vasil Llajo, si deputeti më i vjetër pas Sali Berishës dhe Tritan Shehut, të cilët nuk pranuan këtë rol pasi nuk pranojnë as rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, pavarësisht se ndodheshin në seancë.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 11 majit, morën pjesën 11 subjekte zgjedhore. Në katër vitet e ardhshme, Partia Socialiste do të përfaqësohet me 83 deputetë, Partia Demokratike me 50. Partia Socialdemokrate do të ketë tre mandate, Mundësia dy karrige në parlament ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një mandat.

Gjatë seancës së paradites, me votat e mazhorancës u ngrit komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve, që i hapi rrugë betimit të deputetëve të rinj. Edhe në seancën hapëse të Kuvendit, opozita bllokoi foltoren teksa nuk propozoi asnjë emër për komisionin për verifikimin e mandateve. Madje në një moment, Gazment Bardhi i fiku mikrofonin Taulant Ballës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular