HomeAktualitetMbi 66 mijë mjete të regjistruara për herë të parë - 8-mujori,...

Mbi 66 mijë mjete të regjistruara për herë të parë – 8-mujori, makinat aziatike konfirmojnë tendencën rritëse

spot_img

Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, për periudhën Janar- Gusht 2025, reflektojnë një rritje të numrit total të mjeteve të regjistruara për herë të parë. Në Shqipëri janë regjistruar 66.521 mjete, duke treguar një trend në rritje të përmirësimit të flotës rrugore në vend.

Gjithashtu, në analizë janë marrë edhe shtetet e origjinës së këtyre mjeteve ku rezulton se ‘furnizuesi kryesor’ ka qenë Republika e Koresë me 21%, duke konfirmuar tendencën në rritje të interesit për automjetet aziatike. Më pas vijon Italia me 15.9%; Gjermania me 15.4%; Zvicra me 8.5%; SHBA me 8.2%, si dhe Kina me 8%. Këto shifra tregojnë një panoramë të qartë të prirjeve të tregut të automjeteve në Shqipëri, ku vazhdon të mbizotërojë preferenca për markat evropiane dhe aziatike.

Nga ana tjetër, vlen të përmendet edhe dinamika e çregjistrimeve të përhershme të mjeteve. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, gjatë periudhës Janar- Gusht 2025, numërohen 5.333 çregjistrime të përhershme, që përbën një rritje prej 17.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ndërkohë, kjo rritje lidhet kryesisht me daljen nga qarkullimi të mjeteve të amortizuara, të cilat nuk përmbushin më standardet teknike apo ato të sigurisë rrugore.

Pasurimi i flotës me mjete të reja dhe nxjerrja jashtë përdorimit e mjeteve të vjetra ndihmon në përmirësimin e sigurisë rrugore dhe uljen e ndotjes mjedisore, duke larguar mjetet e vjetra dhe të pasigurta nga qarkullimi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular