Një tërmet me magnitudë 7.4 ka goditur këtë të shtunë, 13 shtator, pranë brigjeve lindore të rajonit Kamchatka në Rusi, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-ve përmes Qendrës së Paralajmërimit për Cunami në Paqësor, duke shtuar se nuk ka rrezik për cunami.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) raportoi se tërmeti kishte një thellësi prej 39.5 kilometrash. Ndërkohë, Qendra Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore e vlerësoi magnitudën në 7.1 ballë, me një thellësi prej 10 kilometrash.
Fillimisht, Qendra e Paralajmërimit për Cunami kishte lëshuar një njoftim për rrezik të mundshëm, por më pas e hoqi atë.
Në Japoni, që ndodhet në jugperëndim të gadishullit Kamchatka, nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami, raportoi televizioni publik NHK, duke cituar Agjencinë Meteorologjike Japoneze.
Kujtojmë se rajoni i Kamchatka-s në Rusi u godit nga një tërmet edhe më i fuqishëm në korrik të këtij viti. Për pasojë u krijua edhe një cunami që goditi të gjithë paqësorin duke shkuar deri në SHBA.