Jasir Asani nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij futbollistike, por duket në ditë të artë në jetën e tij personale. Gjatë ndeshjes me Letoninë, ai nuk mori asnjë minutë nga trajneri Silvinjo.

Sa i përket jetës personale duket se gjithçka shkon mirë më të dashurën e tij, Giota që tashmë e shoqëron kudo. Kujtojmë se çifti nuk ishte parë më së bashku, prej disa muajsh, duke fshirë edhe të gjitha fotot që kanë pasur së bashku në profilet e tyre të “Instagram”-it.

Nga ana tjetër, Giota dhe Jasiri, kishin hequr edhe ‘follow’ njëri-tjetrit, duke na zbuluar kështu për një ndarje mes tyre, por që mesa duket, nuk ka qenë përfundimtare. Në ndeshjen e fundit që ka pasur, Asani, Giota nuk kishte sesi të mungonte. Ajo ishte në stadiumin “Air Albania” për të mbështetur partnerin e saj, edhe pse anësori qëndroi në stol. Pas përfundimit të sfidës, ajo ka vrapuar në fushë për të takuar Asanin.

Giota ka ndarë një foto në “InstaStory” duke u puthur në buzë me Asanin, gjë që tregon edhe lidhjen e fortë mes tyre. Më pas fotoja është shpërndarë edhe nga futbollisti i Kombëtares shqiptare. Kujtojmë se në rrjetet sociale, çifti shfaqej thuajse gjithë kohës së bashku, herë në udhëtimet luksoze, herë gjatë vizitave të Giotës në Kore, apo edhe në stadium, ku ajo mbështeste të dashurin e zemrës. Por që nga muaji prill, postimet e tyre plot dashuri u fshin nga llogari e Jasirit, duke lënë të kuptohet se kjo histori është mbyllur njëherë e mirë. Çifti ishte bashkë prej 1 viti dhe duket se dyshja ishin më se të dashuruar.

Partnerja e tij ka folur edhe publikisht për këtë histori, duke zbuluar edhe si janë njohur. E gjitha filloi me një ‘follow’ në “Instagram” për t’u kthyer më pas në një dashuri të vërtetë.
“Dikur kam pasur një ‘Instagram’ publik dhe Jasiri më ndiqte aty. Nuk e dija deri sa një ditë ai vendosi të më shkruajë dhe pse dëshira ime nuk ishte për t’iu përgjigjur. Mirëpo, ai nuk hoqi dorë dhe pse unë mendoja shpesh mos t’i ktheja më përgjigje. E njihja kur ka luajtur me ekipin e Partizanit dhe unë shkoja shikoja ndeshjet se kam qenë tifoze me Tiranën. Lidhja me një futbollist është po aq e bukur por, dhe pak e vështirë në të njëjtën kohë”.

Futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare, Jasi Asani një vit më parë zbuloi për herë të parë se është i dashuruar. I pyetur nga gazetarja se a i shkruajnë më shumë vajza tani, futbollisti tregoi se tashmë numri i femrave që i dërgojnë mesazhe është rritur.
“Janë rritur goxha shumë”, – tha ai. “Si është zemra e Jasir Asanit për momentin përveç se me emocionin e madh për kombëtaren?”, – e pyeti moderatorja, ndërsa Asani tregoi: “E mbyllur”.
Futbollisti tregoi se është në një lidhje dashurie, teksa tha se vajza që i ka rrëmbyer zemrën është nga Tirana por nuk është një personazh i njohur shqiptar.

“Ka një dhe është tiranase”, – tha ai. Që prej asaj dite, çifti shfaqej kudo së bashku.
Madje Giota ishte edhe ndër mbështetëset më të mëdha të Jasirit në stadium, ku nuk mungon në asnjë ndeshje të Kombëtares. Por duket se tashmë gjithçka ka mbërritur në fund për këtë dyshe. E teksa Asani vijonte të ishte aktiv me postimet e tij në “Instagram”, Giota ka preferuar që ta mbyllë llogarinë për disa kohë, si për të zhdukur të gjitha kujtimet që ka pasur me yllin e Kombëtares. Por tashmë, që dyshja është ribashkuar, çifti shfaqen së bashku më të dashuruar se kurrë, duke na zbuluar se problemet tashmë i përkasin të shkuarës.