HomePolitikeDash Sula sulmon Berishën: Mbi 65 vjeç s'të japin kredi në bankë,...

Dash Sula sulmon Berishën: Mbi 65 vjeç s’të japin kredi në bankë, ne i japim partinë një 81-vjeçari. Basha s’ka qenë asnjëherë kryetar

Advertismentspot_img

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar ashpër mbi situatën e brendshme në selinë rozë, duke e krahasuar atë me kriteret e bankave për dhënien e kredive.

Në një intervistë për TemA, Sula u shpreh se një person mbi 65 vjeç nuk mund të marrë kredi në bankë, ndërkohë që sipas tij, opozita i ka besuar drejtimin një 81-vjeçari.

Sipas ish-deputetit, demokracia funksionon vetëm kur qeveria ka përballë një opozitë të fortë, e cila e kontrollon dhe e denoncon. Por ai shtoi se aktualisht kjo balancë mungon, duke e lënë hapësirë arrogancës dhe korrupsionit të qeverisë.

“Një qeveri e mirë, e përgjegjshme është kur ka përballë një opozitë të fortë, që e kontrollon, që e denoncon,” theksoi Sula, duke shtuar “kurse një qeveri bëhet arrogante, bëhet e korruptuar, ka përballë një opozitë të mbaruar. Kaq thjeshtë është.”

Në fund, ai paralajmëroi se pa një opozitë funksionale, natyra njerëzore e pushtetit do të shpjerë drejt abuzimit.

Ish-deputeti i PD-së, Dash Sula, i ftuar në emisionin “Të Paekzpozuarit” në MCN TV,  se kriza e sotme e PD-së nisi që në vitin 2013 kur Basha u zgjodh nga Berisha në krye të PD-së. Ai u shpreh se Basha nuk ka qenë asnjëherë kryetar i PD-së, sepse Berisha nuk ka ikur kurrë nga drejtimi i PD-së

Pjesë nga biseda

Çudi më e madhe është te opozita. Thonë regjimi, narkoshteti diktatura etj. Ky rregjim lindi sot, rama u bë diktator sot? Po opozita a ka ndihmuar që ky narkoregjim na ka prurë në këtë ditë?

Që nga 2013, mënyra se si u zgjodh Lulzim Basha në krye të PD-së, një CO se Berisha nuk ka ikur kurrë nga drejtimi i PD-së.

Në vitin 2015 për ndarjen territoriale opozita bojkotoi, në 2017, 17 maji i famshëm ia veshin të gjithën Lulzim Bashës, por aty ka qenë Oerd Bylykbashi, njeriu i besuar i Berishës. 

Në vitin 2019, djegia e mandateve, mendoni se i dogji Basha?

As nuk e mendonte. Atëherë thoshte se nuk rri me atë regjim, tani thotë do të rri me atë regjim brenda në parlament.

Ti ta legjitimosh pushtetin rregjimin, kur në 2024 u martove me regjimin se mbylle kodin zgjedhor dhe bëre amnistinë fiskale.

Në 11 maj 2025, PD bëri zero në grupin e ri parlamentar, kur Rama bëri akademinë politike.

Rakipi: A ka kuptim që opozita pasi bëri plazhin dhe u thekën të shkojë dhe të thotë se nis lufta për zgjedhjet e vjedhura?

Mërtiri: Kush është fajtori këtu? Unë kam bërë debat edhe më parë me ju dhe ju kam thënë se po shkoni te Berisha dhe ai do ta shkatërrojë atë parti. A e ke ndihmuar ti Berishën?

Sula: Problemi është se ti rri te Basha.

Mërtiri: Basha ka një faj se nuk e hoqi Berishën.

Sula: Basha nuk ka qenë asnjëherë kryetar.

Mërtiri: Ju ia çuat Berishës vulën në dorë.

Sula: Nuk ia çuam ne..

Mërtiri: I çuat grupin parlamentar, e bëtë kryetar dhe dështoi.

Sula: Dështmi vjen edhe për shkak të Ramës. Nuk ishte vetëm Berisha, por edhe Basha, nga përçarja.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular