HomePolitike“Kam qarë kur lexova kontratën!”/ Lapaj flet për aferën “Bankers”: Krim i...

“Kam qarë kur lexova kontratën!”/ Lapaj flet për aferën “Bankers”: Krim i rëndë!

spot_img

Adriatik Lapaj, kryetar i partisë “Shqipëria Bëhet”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për skandalin e Bankers, kompani që nuk ka paguar thuajse asgjë për 21 vite në favor të arkës së shtetit shqiptar, edhe pse llogaritet të ketë shitur rreth 5 miliardë euro naftë. Lapaj tha se Bankersin e ka denoncuar që në vitin 2017, si avokat dhe deklaroi se ka qarë kur ka parë kontratën e kompanisë me shtetin shqiptar, të cilën e konsideroi “një krim”.

Pjesë nga biseda

Lapaj: Kur flisja unë për Bankers, i vetmi që flisje ishe ti dhe more kosto për atë emison që bëre dhe te tjerët heshtnin. Në 2017 ne udhëtuam 164 kilometra nga Zharrëza dhe kemi fjetur një javë te ministria derisa morëm 5.1 miliardë lekë dëmshpërblime për banorët dhe ndalimin e operacioneve.
Janë 1.2 milionë tonë naftë në vit, edhe ujë po të ishte do të ishe lodhur. Kam bërë analizat e banorëve të Zharrëzës dhe 80 për qind e popullsisë i ka metalet në gjak 2 herë më shumë se norma. Kjo industri naftënxjerrëse i ka lënë Shqipërisë vetëm ndotje, varfëri dhe sëmundje. Ju thoni Bankers, unë kam të tjera se i kam marrë nga AKBN. Janë nxjerrë miliona tonë krom për të cilat kemi marrë zero, 6 milionë ton hekur nikel dhe kemi marrë zero, miliona tonë bakër dhe kemi marrë zero. Vetëm pasuria natyrore të ishte administruar si duhet, do të ishim dy herë më mirë nga ana ekonomike.

Rakipi: Po mediat si ju duken, përshembull shumë rrallë, Bushati dhe Qori flasin, por të tjerët e kanë të vështirë, sepse nuk të thërrasin dhe nuk të pranojnë më. Mediat e mëdha kombëtare. I denonconi ju ata? Duhet folur qoftë edhe me pasoja.

Lapaj: Nuk e kam problem, më kanë sulmuar, çfarë nuk kanë thënë. Të kam marrë ndonjëherë në emision të të them, më fto në emision? Nuk kam marrë asnjëherë një gazetar dhe as ta kem marrë ti them pse fole kështu për mua. Unë dal në Facebook, në Instagram, them të vërtetën time.

Rakipi: Dua të kuptoj çfarë partie po ndërtoni? Ju godisni vetëm Ramën dhe Berishën apo edhe bashkëpunëtorët e tyre që ndihmojnë për t’i mbajtur në pushtet?

Lapaj: Të gjithë i godasim ne. E di pse e kam bërë luftën kundër Bankers unë? Sepse jam njeriu i parë që e kam lexuar kontratën, për shkak të profesionit dhe kam qarë, më kanë ikur lot, ajo kontratë është një krim që i është bërë këtij vendi. Ka marrë paratë e njerëzve me kancer dhe pensionistëve… Ndaj po të them kam folur me zë të lartë sepse kam patur prova. Për çdo aferë dhe padrejtësi që i bëhet vendit dhe kur e kam të dokumentuar me letra dhe jo thashetheme, do ta them gjithmonë të vërtetën. Po të them, si mendoni ju, në fillim thanë është i Soros? Tani ky Sorosi i fuqishëm më la mua që këta palo burra që kanë marrë peng këtë vend, të më shtypnin në këtë formë, që me 64 mijë vota të mos përfaqësohemi. Pastaj thoshin jam i Ramës, ky Rama që ka KAS-in që zgërdhiheshin aty, kaq i paaftë jam unë të mos i lejoj vetes…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular