HomePolitikeHapja e grupkapitujve, Ministrja e Çështjeve europiane Marie Bjerre: Ju po jepni rezultate!...

Hapja e grupkapitujve, Ministrja e Çështjeve europiane Marie Bjerre: Ju po jepni rezultate! Shqipëria ka treguar se e sheh të ardhmen në BE

spot_img

Ministrja e Çështjeve europiane, Marie Bjerre ka përgëzuar Shqipërinë për rezultatet e arrira në negociatatat me Bashkimin Europian. Në konferencën për shtyp, Bjerre saktëson se Shqipëria, ashtu si dhe vendet e tjera kandidate, do të kenë përkrahjen e presidencës daneze për realizimin e reformave. 

“Konferenca e sotme dëshmoni se zgjerimi po ecën përpara dhe tregon se reforma të vërteta sjellin rezultate të vërteta. Shqipëria ka treguar se e sheh të ardhmen e saj në Europë, ju po jepni rezultate dhe meritoni që këto t’iu njihen. Ka ende shumë punë, por sot është një gur kilometrik dhe drejtimi është i qartë. 

Danimarka do të bëjë çmos për të çuar përpara zgjerimin, mbetet thelbësore që vendet kandidate të bëjnë realizime të reformave dhe të përmbushjes së kritereve të Kopenhagë. Shqipëri vazhdoni më tej me punën e mirë”, tha Marie Bjerre. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular