HomeKryesoreEMRAT e 4 kryetarëve të Komisioneve të drejtuara nga PD dhe 7...

EMRAT e 4 kryetarëve të Komisioneve të drejtuara nga PD dhe 7 nënkryetarëve nga mazhoranca. Berisha: Në GJK për Diellën dhe Rregulloren e Kuvendit

spot_img

Partia Demokratike caktoi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së emrat e 7 nënkryetarëve të Komisioneve Parlamentare që do  drejtohen nga mazhoranca e Partisë Socialiste


Nënkryetarët e komisioneve që do të drejtojë mazhoranca

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – nenkryetar Eno Bozo

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – nenkryetar Oerd Bylykbashi

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes nenkryetar Klevis Balliu

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm nenkryetar Bledi Himci

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural nenkryetar Xhelal Mziu

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme nenkryetar Albana Vokshi

Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale nenkryetar Ivi Kaso

Kryetarët e komisioneve që do të drejtojë opozita:

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – Luciano Boçi

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Ina Zhupa

Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Jorida Tabaku

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale – Bardh Spahia

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat reagoi ashpër lidhur me zhvillimet që ndodhën këtë të martën në Kuvend. Berisha e cilësoi fillimin e sesionit parlamentar si “dramatik” dhe akuzoi mazhorancën për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe rregullores së Parlamentit.

“Ishte një fillim dramatik dhe nuk mund të ishte ndryshe nga individë që janë përfaqësues të karteleve të drogës, korrupsionit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Të vendosësh një parlament dhe jetën e tij në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe rregullores është një akt madhor, i papërgjegjshëm, është një atentat i rëndë ndaj rendit kushtetues të vendit, kushtetutshmërisë dhe shtetit ligjor.”

Pavarësisht se procesi i votimit u bojkotua nga opozita, ndryshimet u miratuan me 79 vota pro, akt që për Berishën përbën shkelje të parimeve themelore të Kushtetutës.

Ai paralajmëroi se kërkesa për pezullimin e vendimit të sotëm do të dërgohet me urgjencë në Gjykatën Kushtetuese. Edhe Diella do të jetë pjesë e shkresës për në Gjykatë.

“Kushtetuta dhe rregullorja parashikojnë si rrugë të vetme të ndryshimit të rregullores afatin 1-javor minimal. Dhe këta e bën me një afat 1-ditor”, theksoi Berisha.

Sipas tij, vendimet e fundit përbëjnë një atentat ndaj rendit kushtetues dhe shtetit ligjor, duke theksuar se veprime të tilla janë dëshmi e funksionimit të një “narkoshteti” në vend. Më tej kreu i opozitës dënoi gjithashtu mënyrën e procedimit me ndryshimet në komisione, veçanërisht atë të Integrimit, që sipas tij synon të kufizojnë rolin e opozitës në arenën ndërkombëtare.

“Është një dëshmi tjetër e zëvendësimit në këtë vend të shtetit ligjor me narkoshtetin. Në këtë kontekst unë e dënoj me forcën më të madhe një akt të tillë, një fillim të tillë dhe ndryshe nuk mund të ishte nga ky grup njerëzish. Imagjinoni ju se çfarë janë të aftë të bëjnë. U shkel Kushtetuta, u shkel rregullorja e parlamentit, institucionit më të rëndësishëm pas Kushtetutës në Shqipëri.

Është institucioni numër 1 kushtetues i vendit dhe rregullorja e tij është ligji më i rëndësishëm pas Kushtetutës. U proceduar në mënyrë antikushtetuese dhe antirregullore. Por edhe me ndryshimet që iu bënë komisioneve përbëjnë një akt flagrant të ngushtojnë hapësirat e komunikimit të opozitës në komunitetin ndërkombëtar. Pa diskutim Komisioni i Integrimit ishte komisioni në të cilën opozita do të paraqiste të gjithë qëndrimet e saj në interes të procesit të integrimit”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular