HomeBotaMarshimi i dëshpërimit në Gaza: Kemi paguar mijëra dollarë për t’u larguar,...

Marshimi i dëshpërimit në Gaza: Kemi paguar mijëra dollarë për t’u larguar, por s’ ka më asnjë vend të sigurt

spot_img

Situata në qytetin e Gazës po përshkallëzohet çdo ditë, ndërsa dhjetëra mijëra banorë përpiqen të largohen mes bombardimeve të pandërprera dhe thirrjeve të ushtrisë izraelite për evakuim. Shumë prej tyre e quajnë këtë një “marshim të dëshpërimit”, ku të ikësh është luks që jo të gjithë mund ta përballojnë.

Mohammed Aiamarin, i cili jeton me familjen në një tendë buzë detit, refuzon të largohet.

“Nuk ka zona të sigurta, ushtria bombardon kudo. Çfarë ndryshon? Por ndoshta, nëse gjej mundësi, do të evakuoj fëmijët e mi drejt kampit të Al-Mawasi-t në jug. Kam katër të vegjël, nuk i kam parë kurrë kaq të tmerruar”, tha ai.

Edhe Najeeb Kaddoumi, që më herët kishte deklaruar se nuk do të largohej kurrë nga Gaza City, u detyrua të ikte pas një nate të kaluar nën bombardime me gruan dhe fëmijën e tij.

“Na u deshën tetë orë për të përshkuar vetëm 15 kilometra. Rrugës shihja njerëz nëpër karroca ose më këmbë, të gjithë si fantazma pa drejtim. Është hera e katërt që detyrohem të shpërngulem. Ndihem i mundur,” thotë ai.

Fuqia shkatërruese e ofensivës ka kthyer qytetin, dikur shtëpi për mbi 1 milion njerëz, në rrënoja. Ushtria izraelite thotë se aty kanë mbetur rreth 600 mijë banorë, ndërsa pjesa tjetër është shpërngulur drejt jugut. Por edhe atje kushtet janë ekstreme. Mijëra të zhvendosur jetojnë në plazhe ose buzë rrugëve, pa strehim dhe pa ndihma.

Dina Aseel dhe motra e saj po përpiqen të gjejnë një mënyrë për t’u larguar, por drejtuesit e mjeteve kërkojnë shuma të papërballueshme: deri në 1000 dollarë për udhëtim.

“Nuk ka shoferë të lirë përpara dhjetë ditësh. Ndoshta do të ecim në këmbë deri në Al-Mawasi”, thotë ajo.

Në kampin e Al-Mawasi-t, ku tashmë jetojnë mijëra të zhvendosur, vendi nuk mjafton për të gjithë.

“Nuk ka më tokë, as strehë. Premtuan tenda që nuk i kemi parë kurrë. Këtu njerëzit flenë në qiell të hapur”, rrëfen Sami Abu Omar, i strehuar aty prej gjashtë muajsh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular