HomeLifestyle"Të hash të pangrënshmen" - Dasma e djalit të Topallit ndez sherrin,...

“Të hash të pangrënshmen” – Dasma e djalit të Topallit ndez sherrin, të ftuarit nuk përmbahen: Je hajni! Grida Duma: Të nxjerr përjashtë

spot_img

Armand Peza dhe Enida Bozhegu ishin të ftuar në emisionin “Top Story” të drejtuar nga Grida Duma. Një nga temat që u trajtua ishte dasma e Genar Topallit me Cindy Marinën, që ka nxitur debat të madh për shumën e madhe të pretenduar që ka kushtuar.

Peza, një biznesmen i suksesshëm në organizimin e eventeve të tilla u përplas me Bozhegun pikërisht prej dasmës.

Ai tha fillimisht: “Jozefina ka qenë e ftuar në dasmën e të birit. Edhe unë e kam ftuar tim atë”. Në këtë moment ndërhyri Bozhegu duke u shprehur: “Kjo është lojë fjalësh. Nuk e pranoj këtë”.

Por Peza këmbënguli sërish: “Po e them unë që kam ftuar babain në dasmën time”.

Bozhegu, e irrituar iu drejtua: “Atëherë nuk je shqiptar”. Në këtë çast, biznesmeni nuk u përmbajt: “Të hash të pangrënshmen”.

E ndodhur në këtë situatë, ndërhyri edhe Grida Duma duke i tërhequr vëmendjen Pezës: 

“Unë nuk do të kisha lënë në studio nëse ti do e kishe përdorur atë shprehje ndryshe, por zgjodhe metaforën. E the të pangrënshmen, por të gjithë e dinë se për çfarë e kishe”.

Gazetari Ronaldo Sharka dhe Armando Peza janë përplasur në studio, në një debat dhe mbi simbolikën dhe vendin ku u mbajt ceremonia martesore.

Sharka, duke komentuar ngjarjen, tha se dasma ishte një mënyrë për të treguar pozicionin e familjes Topalli si pjesë e elitave ndërkombëtare.

“Jam i bindur që dasma është bërë aty për të treguar se ne jemi një familje që i përkasim elitave ndërkombëtare, aty ku martohen më të mirët, në Vatikan,” deklaroi ai.

Në këtë moment ndërhyn Armando Peza, i cili e kundërshtoi duke sqaruar se dasma nuk është mbajtur në Vatikan, duke kërkuar që të mos bëhen spekulime.

Situata u tensionua më tej kur Sharka iu drejtua Pezës me fjalët: “Trego kush të pagoi dhe cili është roli jot në këtë gjë, mos i mbro kaq shumë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular