HomeSport“Ndeshja në Beograd ka emocione që nuk harrohen”, ish-portieri i Kombëtares: Pas...

“Ndeshja në Beograd ka emocione që nuk harrohen”, ish-portieri i Kombëtares: Pas grushteve që dhashë, mendova se…

spot_img

Orges Shehi u largua nga kampionati shqiptar dhe për herë të parë, po provon një eksperiencë si trajner në Kosovë, aty ku ka marrë drejtimin e Ballkanit.Shehi ka pasur sukses të jashtëzakonshëm në Shqipëri, duke fituar gjithçka si trajner, por më tepër edhe si lojtar, madje duke luajtur edhe në Ligën e Europës. Sa i përket Kombëtares, Shehi ishte aty kur Shqipëria luante në Beograd ndeshjen e famshme ndaj Serbisë, të ndërprerë nga droni dhe trazirat e tifozëve. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-portieri i Kombëtares bëri një krahasim mes Superiores dhe Kosovës, teksa u ndal edhe Kombëtarja.

Profesor, sezoni i dytë në Kosovë. Si po shkojnë gjërat?

E vërtetë që u bëra pothuajse 9 muaj në Kosovë. Gjysma e sezonit të shkuar dhe ky sezoni ri që ka filluar, gjërat po shkojnë përgjithësisht mirë dhe vazhdojmë të punojmë për vazhdimësinë.

A ishte kampionati ne Kosovë siç e prisnit, ose çfarë prisje ndryshe kur vendose të shkosh te Ballkani?

Ishte një eksperiencë e re ardhja ime në Kosovë. Të të them të drejtën, në fillim nuk kisha shumë informacion për kampionatin dhe infrastrukturën por me kalimin e kohës, gjërat po shkojnë më mirë.

Çfarë ka ndryshe kampionati i Kosovës nga Superiorja?

Sa i përket infrastrukturës, Kosova dhe Shqipëria kanë ndryshim ndërsa niveli i profesionalizmit, do të thosha se është i njëjtë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular