Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter u regjistrua në brigjet lindore të gadishullit Kamçatka, në Rusi.
Sipas Shërbimit Gjeofizik Amerikan (USGS), epiqendra e tërmetit ndodhej në Oqeanin Paqësor, rreth 130 kilometra në lindje të qytetit Petropavlovsk-Kamçatski.
Rajoni është i rrallëpopulluar, por lëkundja është e treta me magnitudë mbi 7 Rihter që godet zonën gjatë javëve të fundit.
Sipas Reuters, një paralajmërim për cunami u lëshua për bregun lindor të gadishullit, që shtrihet thellë në Detin e Beringut dhe Oqeanin Paqësor.