HomeAktualitetKërkoi lirimin nga qelia, GJKKO merr vendimin për Ilir Metën. Reagon avokati:...

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO merr vendimin për Ilir Metën. Reagon avokati: Ne do të vijojmë betejën

spot_img

GJKKO nuk pranon kërkesën  e Ilir Metës, duke lënë në burg ish-Presidentin, i cili kërkoi sërish lirimin e tij nga qelia.

“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, vendosi: Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj, me objekt “Revokimin e masës së sigurimit personal të arrestit në burg”, si të pabazuar në ligj dhe në prova”, thuhet në vendimin e GJKKO-së.

NJOFTIM i GJKKO

1. Kërkuesi Ilir Metaj me datë 16.09.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Revokimin e masës së sigurimit personal të arrestit në burg”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 249 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 601, datë 19.09.2025, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj, me objekt “Revokimin e masës së sigurimit personal të arrestit në burg”, si të pabazuar në ligj dhe në prova.

2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Tiranë, më datë 19.09.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua

Sot 19 shtator u mbajt në GJKKO seanca ndaj ish-Presidentit, Ilir Meta i cili kërkoi sërish lirimin e tij nga qelia.

Kërkesa e Ilir Metës, e depozituar më 17 Shtator nga avokatët e tij, për lirim nga burgu ku ndodhet prej datës 21 Tetor 2024, u shqyrtua nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Kjo e fundit kërkoi tërheqjen e saj nga çështja e Ilir Metës, por kërkesa e saj u refuzua nga kryetari i GJKKO, Erion Bani. Mësohet se Ilir Meta nuk ka qenë i pranishëm në seancë.

Kërkesa e Metës

“Kërkuesi Ilir Metaj, me gjeneralitetet dhe adresën e mësipërme, me anë të kësaj kërkese drejtuar Gjykatës Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, ka si qëllim revokimin e masës sigurimit personal të arrestit në burg, vendosur kjo me vendimin nr. 125 datë 20.10.2024 dhe vendimit nr.130 datë 23.10.2024 të Gjykatës Shkallës Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar lënë në fuqi me vendimin nr. 59 (87-2024-333) datë 19.11.2024 nga Gjykata e Posaçme Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar”, shkruhet në letrën e depozituar nga përfaqësuesit ligjorë të Presidentit të PL-së.

Ndërkohë, GJKKO ka caktuar datën 25 shtator, ora 11:00, për zhvillimin e seancës së parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe katër personave të tjerë të pandehur nga SPAK. Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u përzgjodh përmes shortit elektronik.

Gjyqtarja Irena Gjoka do vendosë nëse çështja do kalojë për gjykim, do kthehet në SPAK për hetime të mëtejshme apo do pushohet.

SPAK ka përfunduar hetimet më 28 korrik, duke i bashkuar tre çështje: aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Në dosje, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.
Nëna e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, dhe shtetasit Pirro Xhixho e Ema Çoku akuzohen gjithashtu për pastrim parash dhe korrupsion. Konkretisht, Xhixho për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, në bashkëpunim.

Ilir Meta ndodhet në burg që prej tetorit 2024, ndërsa Kryemadhi është me masën “detyrim paraqitje”. Më 8 shtator 2025, Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për lirim, duke lënë në fuqi vendimin e 13 gushtit të Shkallës së Parë, me arsyetimin se lirimi i tij do rrezikonte manipulimin e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular