Drejtori i Pergjithshem i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Florenc Spaho priti ne nje takim Ambasadorin e Holandës në Shqipëri, z. Reinout Vos ku ne fokus te bisedes ishte Forcimi i shërbimeve të onkologjisë pediatrike në Shqipëri
Statusi i QSUT
Pritëm në ambientet e QSUT-së, Ambasadorin e Holandës në Shqipëri, z. Reinout Vos, i cili tregoi edhe njëherë gatishmërinë e tij dhe të ekipit të Qendrës “Princess Máxima” në Holandë për forcimin e shërbimeve të onkologjisë pediatrike në Shqipëri.
Ky partneritet mbështet Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në rritjen e kapaciteteve për diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijëve me kancer dhe vjen në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin pediatrik.
Marrëveshja dypalëshe që ka hyrë në fuqi prej më shumë se një vitit, parashikon zhvillimin e diagnostikës, protokolleve të trajtimit dhe një regjistër kombëtar të të dhënave për pacientët pedoatrik dhe po ashtu edhe referimin e rasteve të ndërlikuara drejt Qendrës “Princess Máxima”, për trajtime të avancuara dhe pjesëmarrje në studime kërkimore.