HomeKryesore“Kreu i Kuvendit po sillet si vartës i Ramës”, PD zyrtarizon kërkesën:...

“Kreu i Kuvendit po sillet si vartës i Ramës”, PD zyrtarizon kërkesën: Të shkarkohet Peleshi. Delegacioni i BE për kaosin: Për të ardhur keq!

spot_img

Partia Demokratike ka zyrtarizuar kërkesën për shkarkimin e kryetarit të Parlamentit, Niko Peleshi.

Në letrën drejtuar Këshillit për Legjislacionin, demokratët rendisin atë që e ata e quajnë shkelje të rregullores nga Peleshi brenda pak ditëve që ai është në krye të Kuvendit.

“Kryetari i Kuvendit, me veprimet dhe mosveprimet e tij, në këtë periudhë të shkurtër të drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, ka dëshmuar mungesë të plotë të angazhimit për të ushtruar funksionin në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendi, si dhe duke u sjell si një vartës i Kryeministrit, i cili mori de facto edhe drejtimin e seancës së datës 18.09.2025, herë duke urdhëruar kush do fliste, herë duke urdhëruar kush deputet do të fliste për procedurë dhe herë duke urdhëruar Kryetarin e Kuvendit për procedurën që duhet të ndiqte”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e deputetëve demokratë.

REAGON DELEGACIONI I BE
Pas zhvillimeve të djeshme në Kuvend, ku seanca që ishte parashikuar si maratonë për diskutimet dhe miratimin e programit të qeverisë, u mbyll për 25 minuta mes kaosit dhe bllokimit të foltores nga opozita, ka reaguar për Top Channel delegacioni i BE që ndodhej prezent në seancë.

Të pyetur nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, ata theksojnë se “është për të ardhur keq që publiku shqiptar u privua nga mundësia për t’u informuar siç duhet dhe plotësisht rreth programit të Qeverisë dhe për të dëgjuar përfaqësuesit e saj të zgjedhur të diskutojnë përmbajtjen e tij, në përputhje me dispozitat e ligjit”.

Reagimi për Top Channel:  

Parlamenti duhet të jetë një forum për debat konstruktiv, ku diskutohen politika dhe paraqiten pikëpamje alternative, duke promovuar kështu një kulturë dialogu.

Në kontekstin e anëtarësimit, Parlamenti ka një rol vendimtar për të luajtur në debatin dhe miratimin e reformave legjislative që lidhen me BE-në, duke vlerësuar ndikimet e tyre dhe duke siguruar që ato të bazohen në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.

Debati mbi programin e qeverisë së re për katër vitet e ardhshme do të kishte ofruar një mundësi të rëndësishme për të diskutuar pikëpamje dhe qasje të ndryshme ndaj objektivit të anëtarësimit, i cili mbetet një ambicie ndërpartiake. Është për të ardhur keq që publiku shqiptar u privua nga mundësia për t’u informuar siç duhet dhe plotësisht rreth programit të Qeverisë dhe për të dëgjuar përfaqësuesit e saj të zgjedhur të diskutojnë përmbajtjen e tij, në përputhje me dispozitat e ligjit.

Delegacioni i BE-së në Tiranë do të vazhdojë angazhimin e tij për të forcuar rolin e parlamentit si një institucion që promovon dhe mishëron dialogun e hapur dhe gjithëpërfshirës politik. Ne besojmë se të gjitha partitë politike të Shqipërisë dhe të gjithë sektorët e shoqërisë do të jenë në gjendje dhe të gatshëm të luajnë rolin e tyre në kontributin drejt përparimit të Shqipërisë për përmbushjen e kërkesave të anëtarësimit në BE.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular