HomeAktualitetNë fund të 2026-ës përfundon regjistrimi digjital i pronave / 106 zona...

Në fund të 2026-ës përfundon regjistrimi digjital i pronave / 106 zona kadastrale, nga Elbasani deri në Malësi të Madhe

spot_img

Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon regjistrimin digjital të pronave, duke shënuar një hap të rëndësishëm në realizimin e projektit kombëtar për digjitalizimin e të dhënave të pronësisë. Projekti për regjistrimin fillestar në 106 zona kadastrale, mbulon territorin në zonat rurale mbi Elbasan e deri në Malësi të Madhe. Kadastra shqiptare njofton se prej disa ditësh, 21 fshatra të Tropojës i janë nënshtruar Regjistrimit Fillestar të pasurive të paluajtshme, i cili përbën një hap të rëndësishëm drejt garantimit të të drejtave mbi pronën. ASHK ka publikuar edhe listën e fshatrave të përfshirë në proces.

”Jemi kujdesur të informojmë banorët për rëndësinë e procesit dhe për domosdoshmërinë e pasqyrimit të çdo dokumentacionit që zotërojnë për pronat e tyre. Njëkohësisht kryejmë matjet dhe evidentimin në terren me teknologji bashkëkohore për të garantuar cilësi maksimale të dhënash”- thuhet në  njoftimin e Kadastrës.

Ky proces synohet të përfundojë në të gjithë territorin e Shqipërisë deri në fund të vitit 2026, duke krijuar mundësinë për një shërbim më të shpejtë dhe efikas për qytetarët përmes platformës “e-Albania”.

Inteligjenca artificiale pritet të ndikojë në cilësinë e shërbimeve, ku ekspertët e Kadastrës në terren theksojnw se pas përfundimit të regjistrimit fillestar, zona do të ngarkohet në sistem dhe qytetarët do të kenë mundësinë të aplikojnë për të marrë titujt e pronësisë. Deri në fund të vitit 2025 do të përfundojë skanimi dhe arkivimi elektronik i të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor referues, ndërsa deri në fund të vitit 2026 pritet të përfundojë regjistrimi fillestar. Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të administrimit të tokës dhe pronave në Shqipëri, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për zhvillim ekonomik dhe social në këto zona.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular