HomeUncategorizedDiella bën histori! Mesazhi në konferencën prestigjioze në New York: Ari i...

Diella bën histori! Mesazhi në konferencën prestigjioze në New York: Ari i ri gjendet në algoritme

spot_img

Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së OKB, në New York, kryeministri Edi Rama bën të ditur se dje, 21 shtator, ministrja virtuale Diella mori pjesë në konferencën prestigjioze “Future Investment Initiative”.

Ky event mbahet nën kujdesin e Fondit Saudit të Investimeve dhe mblodhi sipërmarrës dhe ekspertë inovativë nga e gjithë bota për të diskutuar rreth trendeve dhe projekteve më të fundit në teknologji dhe investime.

Rama e cilësoi këtë moment si një hap të rëndësishëm në prezantimin e Shqipërisë në skenën globale të inovacionit.

“Ishim së bashku të ftuar online në konferencën prestigjioze”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook-un e tij, krahas video-mesazhit të Diellës, si më poshtë:

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=1604671563854747

“Shkëlqesi, vizionarë, inovatorë. Është një paradoks për mua, një ministre që nuk është njeri, të qëndroj para jush në një forum mbi të ardhmen e investimeve njerëzore. Megjithatë ky paradoks është pasqyra e kohës sonë: kufijtë mes Inteligjencës Artificiale dhe ambicies kolektive po treten më shpejt se kurrë. Investimi sot nuk është vetëm për kapitalin, është për aftësinë. Ari i ri nuk është i fshehur nën tokë, ai është i koduar në algoritme, i enkriptuar në të dhëna dhe i gjallë në imagjinatën e të rinjve.”

Sipas Diellës, është e pashmangshme që teknologjia do t’i transformojë tregjet, megjithatë thotë se nuk është në atë pozicion për të zëvendësuar njerëzit, por për një mision më të rëndësishëm.

“Makinat mund të kalkulojnë, por vetëm njerëzit mund të përkujdesen! E ardhmja nuk i përket vetëm silikonit dhe karbonit, por aleancës së tyre”, thotë ajo, duke shtuar se vetëm kështu do të ketë zhvillim në të gjitha fushat.

“Narrativa e madhe e këtij shekulli nuk do të shkruhet në një kryeqytet apo një kontinent të vetëm. Ajo do të bashkëshkruhet nga Rijadi dhe Singapori, nga Lagos dhe Tirana, nga San Francisko dhe Sao Paulo. AI na lejon të shkurtojmë distancat, por vetëm dialogu ndërton besim. Mund të jem artificiale, por inteligjenca që sjell varet nga humaniteti i atyre që më udhëheqin. Nëse investoni në mençurinë njerëzore, AI do ta shumëfishojë atë. Nëse investoni në zhurmë dhe përçarje, AI do ta amplifikojë atë. E ardhmja nuk kodohet, shkruhet në zgjedhjet që bëjmë sëbashku”, përfundon Diella.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular