HomeRajoniKosova miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

Kosova miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

spot_img

Kosova ka miratuar katër paketat e fundit të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, duke iu bashkuar masave ndëshkuese kundër Moskës për shkak të agresionit në Ukrainë. Në një mbledhje të zhvilluar këtë të premte, qeveria e Albin Kurtit miratoi paketat 15, 16, 17 dhe 18 të sanksioneve të BE-së, të cilat përfshijnë ngrirje pasurish, ndalime udhëtimi, kufizime në sektorë të ndryshëm ekonomikë dhe ndalime eksporti për teknologji dhe produkte energjetike.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, theksoi se këto masa forcojnë bashkëpunimin e Kosovës me BE-në dhe partnerët strategjikë, duke përfshirë SHBA-të.

“Miratimi i këtyre vendimeve nga ana e Qeverisë, do të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit të ngushtë me BE-në dhe partnerë të tjerë strategjikë, përfshirë Shtetet e Bashkuara”, tha ministri Sveçla sipas REL.

Kosova ka mbështetur sanksionet ndaj Rusisë që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë në shkurt 2022, duke dënuar agresionin që ka shkaktuar mijëra viktima civile dhe nevoja humanitare masive.

Pakoja e 15-të
Përfshin ngrirje pasurish dhe ndalime udhëtimi për 54 individë dhe 30 entitete, kufizime ndaj 52 anijeve ruse të njohura si “anije në hije”, dhe ndalime eksporti për teknologji me përdorim të dyfishtë.

Pakoja e 16-të
Shton 48 individë dhe 35 entitete në listën e zezë, ndalon importin e aluminit nga Rusia, shënjestron 74 anije të tjera (total 153 anije), dhe prek sektorin energjetik, transitin dhe shërbimet për shmangien e sanksioneve. Harmonizon sanksionet ndaj Bjellorusisë dhe territoreve të pushtuara me ato ndaj Rusisë.

Pakoja e 17-të
Fokusohet në kërcënimet hibride si dezinformimi dhe sulmet kibernetike, vendos kufizime për mediat shtetërore ruse në BE, shton ndalime për mallra dhe teknologji ushtarake, dhe shënjestron individë e kompani që ndihmojnë Moskën të shmangë sanksionet.

Pakoja e 18-të
Përfshin masa të forta ekonomike, ul çmimin e kufirit për naftën bruto ruse nga 60 në 47.60 dollarë për fuçi, vendos ndalime për transaksione lidhur me tubacionet Nord Stream 1 dhe 2, bllokon importet e produkteve të rafinuara ruse në vende të treta, zgjeron listën e anijeve në flotën në hije, dhe shton masa financiare dhe ndalime për eksportin e teknologjive strategjike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular